Categories Lajme

Tri financime në ndihmë të komunitetit të Mallakstrës nga kompania “Anio Oil&Gas”

Tri financime në ndihmë të komunitetit të Mallakstrës nga kompania “Anio Oil&Gas” janë inspektuar nga administratori i kompanisë Alban Peza, I shoqëruar edhe nga kryetari I bashkisë Qerim Ismailaj. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e dhomave të paraburgimit të komisariatit të Mallakstrës, laboratorin e epidemiologjisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Mallakastër, si dhe rehabilitimin e Kopshtit Nr.2 dhe të çerdhes së fëmijëve në Lagjen « 28 Nëntori ».

Nisur nga nevoja për ambjente bashkëkohore në komisariatin e policisw Mallakastër, kompania “Anio Oil&Gas”, ndërmori inisiativën për të financuar në rikonstruksionin e dhomave të paraburgimit, në respekt të standarteve për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Kryetari I bashkisë Qerim Ismailaj dhe shefi I komisariatit Gerald Toska shprehën falenderimin dhe mirënjohjen për financimin e kryer nga kompania “Anio Oil&Gas”.

Për shefin e komisaritit Toska, investimi ishte një nevojë emergjente, vecanërisht për krijimin e ambjenteve të ndara për meshkuj dhe femra. Administratori i kompanisë “Anio Oli&Gas”, shprehu edhe një herë gatishmërinë për të bashkëpunuar me strukturat lokale në ndihmë të komunitetit, për të lehtësuar nevojat që ato kanë, duke ndihmuar apo financuar, në mënyrë që qytetarët të marrin shërbime dinjitoze.

Pas vizitës në Komisariatin e Mallakstrës, u inspektua edhe laboratori i epidemiologjisë, tashmë i përfunduar, në Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor. I amortizuar deri në atë pikë sa nuk mund të kryente më funksionin e tij, laboratori u rehabilitua tërësisht me financimin e Kompanisë “Anio Oil&Gas”.

Për drejtuesit e NjVKSH-së, rikthimi në funksionin e këtij laboratori është një ndihmë e çmuar për komunitetin, nisur edhe nevojat e shpeshta për kryerjen e analizave dhe testeve COVID. Presidenti Peza konsatatoi dhe falenderoi të gjithë ata që kontribuan në realizimin me përpikmëri të këtij donacioni, si dhe u shpreh se projekte të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen për t’i ardhur në ndihmë komunitetit.

Ai u shpreh gjithashtu, se në fokusin e përditshëm të aktivitetit social që zhvillon kompania “Anio Oil&Gas” është reduktimi i efekteve të ndotjes mjedisor dhe zhvillimin e një industrie nafte miqësore me ambjentin. Në vazhdën e financimeve publike, që kompania “Anio Oil&Gas ka kryer në Bashkinë e Mallakstrës, është edhe rehabilitimi i ambjenteve të brendshme të Kopshtit Nr.2 dhe çerdhes së lagjes “28 Nëntori”, investim tashmë I përfunduar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME