Categories Lajme

‘Trimat vriten nga frikacakë’/ Historia që përloti studion, Stenaldo flet për vrasjen e babait në 1997 dhe…

Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e Big Brother Vip Albania u shndërrua në një moment tejet emocional, teksa Stenaldo vendosi të hapte zemrën dhe të ndante me publikun historinë e tij të jetës.

Mes lotësh dhe emocioneve, ai rrëfeu plagët e thella që e kanë shoqëruar që në fëmijëri, humbjen tragjike të babait, betejën me humbjen e shikimit dhe forcën e jashtëzakonshme të nënës së tij, e cila ka qenë shtylla kryesore e jetës dhe motivi që e shtyu të bëhej pjesë e këtij rrugëtimi.

Rrëfimi i Plotë i jetës së Stenaldos

‘Unë kam lindur në Lushnje në 28 maj të 1997. Kam lindur në një qytet ku nuk kam jetuar kurrë, hiq muajin e parë të jetës time, derisa im atë në qershor të po atij viti ndërroi jetë, I vrarë në një mënyrë të poshtër në atë vit të poshtër për të gjithë shqiptarët që na ka bërë të humbasim më shumë se çdo herë në historinë tonë të brishtë.

U vra nga dikush mbasi atij i dha një përqafim dhe i ktheu kurrizin për të vazhduar rrugën e tij.

Dhe kjo është arsyeja pse unë gjithmonë kam thënë që në këtë botë të gjithë trimat vriten nga frikacakët.

Kur njeriu rritet me një humbje të tillë nuk ka me asnjë moment dramatik në jetën e tij, nuk ka një moment kur ti e mëson, ti thjesht e di që ndryshe nga fëmijët e tjerë babai jot nuk është aty.

Ajo që dikush mund ta quajë dramë, humbjen e shikimit, është prapë një përjetim, që I bie për pjesë mamasë dhe familjes nga të dyja anët, si nga ana e nënës ashtu dhe e babait, Sokolit, sepse shikimi më humb relativisht shumë shpejt.

Familja e kuptoi këtë kur unë isha 6 muajsh. Për mamanë time siç unë e kam kuptuar, ky mbetet një nga momentet më të vështira të jetës së saj, që nuk është padiskutim i vetmi, Mjekët na thanë se unë kisha kaluar një infeksion në Retinë.

Askush nuk e di tamam si mund të ketë ndodhur dhe që retina tashmë ishte jashtë funksionit.

Fakti që nuk mund të shikoja ishte fakt dhe unë nuk mund të ndryshohej. Mamaja ime kaloi në atë muaj, në atë vit traumën e jashtëzakonshme, por të cilës i qëndroi trime dhe nuk ju fsheh gjatë gjithë jetës së saj.

Ardhja në Tiranë ishte vërtetë një sfidë, e para ishte të shkonim të studionim në një shkollë që ishte specifike dhe përveç kësaj diferenca tjetër ishte që atje mund të mësonim të shkruanim dhe të lexonim në letër, një mënyrë ku forma e shkronjave nuk është vizuale por e ngritur në pika. Vazhdoja të isha një fëmijë shumë kurioz, që në atë kohë, si është floku im, tiparet.

Fillova të studioja piano. Luftën e madhe që unë, por mbi të gjitha mamaja ime kemi bërë kur kemi ardhur në këtë vend, përtej shkollës, ishim vetëm unë dhe ajo dhe nuk e keni idenë se çdo të thoshte të vije në Tiranë dhe të luftoje të gjeje një vend për të futur kokën. Flutura duhet të ishte burrë dhe grua në atë luftë. Unë kam qenë gjithmonë i hapur që mamaja ime të ketë një jetë të plotë, një jetë ku të mos jetë vetëm e dedikuar ndaj meje. Ne krijuam një familje që në fund rezultoi të jetë një humbje e madhe për të gjithë. Nga ajo familje unë kam Xhoelin, të cilin nuk kam mundur kurrë të takoj për shkak të gjithë asaj që është vështirësi e madhe e përballjes me një situatë padiskutim më të vështirën e Fluturës dhe më të vështirën e jetës time.

Unë kisha marrë një kontratë pune për në Gjermani dhe mu desh të mësoja metrotë dhe trenat. Nuk do ta harroj kur unë kisha hipur në shinat e trenit duke menduar se isha në rrugë. Kur erdhi mamaja në Gjermani, e pati shumë të vështirë dhe mora vendimin të kthehesha në Shqipëri. Ka qenë viti më i vështirë që mbaj mend unë si i rritur”, u shpreh Stenaldo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 14 Janar 2026

Dashi Nuk do jeni aspak ne humorin e duhur gjate kësaj dite dhe do përballeni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fotografonin bravat e dyerve dhe përgatiteshin për vjedhje, arrestohen 3 persona

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës të akuzuar për 3 vjedhje të kryera gjatë muajit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërpritet gjyqi ndaj kriminelit famëkeq Franc Çopja. Shkak bëhen….pleshtat

Gjyqi kundër kriminelit shqiptar të drogës, Franc Çopja, i njohur me emrin Franc Gergely, që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po punonte tokën, ndërron jetë 45-vjeçari nga Fieri! Ishte në gjendje të rëndë shëndetësore

Një 45- vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm teksa ishte duke punuar tokën në Levan të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në pranga për arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, kush janë 8 të arrestuarit, mes tyre dhe një grua

Zbardhen emrat e personave të arrestuar pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndocit nga spitali…

LEXO ME SHUME