Categories Lajme

Trish tuese, brenda 10 viteve mbi gjysmë milioni shqiptarë braktisën vendin

Janë mbi 50 mijë, shqiptarët e larguar nga vendi çdo vit, që prej vitit 2007. Këtë gjë e thotë raporti më i fundit për emigrimin i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Sipas këtij raport, mesatarja vjetore e flukseve migratore nga Shqipëria drejt vendeve të OECD, gjatë periudhës 2007-2017 fiksohet në 52 mijë njerëz.

Kjo do të thotë se, që prej vitit 2007, nga Shqipëria janë larguar rreth 520 mijë njerëz, ose më saktë, 18.1% e popullsisë shqiptare sot. Pra, sipas këtyre të dhënave, thuajse 1 në 5 shqiptarë është larguar nga vendi i tij gjatë dekadës së fundit.

Kjo shifër, pra 52 mijë njerëz në vit, është më e larta në rajon e ndër më të lartat në Europë, raporton scan. Emigrantët nga Shqipëria këtë dekadën e fundit janë më të shumtë në numër se boshnjakët, vend i dalë nga lufta, serbët, popullsi bindshëm më e madhe se e jona, si dhe shumë vende të tjera me popullsi disa herë më të madhe.

Madje, shqiptarët e larguar nga vendi i tyre janë më të shumë në numër edhe se afganët e larguar nga vendi i tyre që prej 2007-ës, apo qytetarët e Bangladeshit. Trendi i largimit vijon edhe sot, paçka se me hapa lehtë më të ngadaltë se mesatarja e kësaj dekade të fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë, plagoset rëndë një person

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës Shupenzë–Maqellarë. Tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori

Personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si Gucci, është plagosur mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME