Categories Lajme

Tritan Kalo: A e kemi fituar plotësisht betejën me koronavirusin?

Mjeku infeksionist Tritan Kalo, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka reaguar për situatën epidemiologjike në vend. Ndërsa ka publikuar një foto nga korridori i Urgjencë së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive, Kalo thekson se ndërgjegjësimi i qytetarëve, përkujdesja e stafit mjekësor si edhe vaksinimi në vijimësi i grupeve të rriskuara po jep rezultate pozitive.

“Por a e kemi fituar plotësisht betejën me armikun e padukshëm?”. Mjeku infeksionist shprehet se ende nuk mund të thuhet se beteja më këtë sëmundje të rëndë është fituar, ndërsa shton se periudha më e vështirë ka kaluar.

Përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh nuk duhet nënvlerësuar, sidomos në këtë stinë ku “gëlojnë” infeksione nga dhjetëra e dhjetëra viruse, bakterie, mykura e parazitë të tjerë…. Mirëbesimi dhe mirëkuptimi mes nesh kurrë nuk duhet të mungojë edhe në vijimësi….Together forever!!!”, shkruan Kalo.

Postimi i plotë: Kohë kovidiane….30.05.2021….Një foto sot herët në mëngjes nga koridori i Urgjencës së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive/Covid-1 në QSUNT….Vetndërgjegësimi i popullatës, Puna, Përkushtimi, Profesionalizmi dhe Përkujdesja e staffit mjeksor si dhe Vaksinimi në vijëmësi jo vetëm i grupeve të riskuara, pak nga pak PO sjellin frutet e duhura në uljen e furisë së kësaj “flame mbarëbotërore”, Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19….A e kemi fituar plotësisht këtë betejë me armikun e padukshëm, ENDE JO…..

Më e rëndësishmja është se e kemi kaluar periudhën më të vështirë dhe më të dhimbshme, të përplasjes me virusin jetëlëndues dhe jetëmarës të Sars-Cov2/Covid-19….”Ditë më të mira pas kësaj do të vinë.” (N.F)…..Kur dhe sa të mundni për asnjë dekikë mos e nënvlerësoni rrezikun e infektimit….Çdo jetë Shqiptari është e shumëvlertë për të, për familjen, për shoqërinë dhe për tërë Shqiptarinë….

Sars-Cov2 është një virus që pak nga pak do të “rreshtohet” në të ardhmen me sivëllezërit e tij më pak të rrezikshëm, dhe do të bashkëjetoj me shoqërinë njerzore pas kësaj Pandemije në format sporadike të shfaqjes së tij, e cila është tashmë më mirë e informuar dhe e përgatitur për t’u përballur me të, si dhe fatmirësisht më e imunizuar aktivisht nga kalimi i sëmundjes apo vaksinimi ndaj këtij virusi….

Përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh NUKU duhet nënvlerësuar, sidomos në këtë stinë ku “gëlojnë” infeksione nga dhjetra e dhjetra viruse, bakterie, mykra e parazitë të tjerë….

Mirbesimi dhe mirëkuptimi mes nesh KURRË nuk duhet të mungojë edhe në vijimësi….Together forever!!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME