Categories Lajme

Komiteti Teknik këshillon, ja kush i merr vendimet…

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, reagon për situatën shqetësuese të krijuar nga koronavirusi. Përmes një mesazhi në “Facebook”, mjeku Kalo ndalet te Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili do të mblidhet ditën e sotme për të njoftuar masa më shtrënguese, duke thënë se vendimet e Komitetit diskutohen e kalojnë filtrin ligjor.

“Kohë kovidiane…..10.02.2021….Të vërtetat shpesh bishtnohen sepse ato janë “pak të idhta”, për veshët e individëve dhe organizmave vendim-marrëse në këtë vënd, ose sepse me të abuzohet nga kedashësit apo k eqbërësit ndaj progres-sjedhjes në këtë vend….Më 31.01.2020 me një Vendim të Ministres së MShMS, u krijua Komiteti prej 11 Anëtarësh të fushave të ndryshme të Shëndetit Publik të kryesuar nga Zv. Ministria e MShMS, për të debatuar e ndërmarë inisiativa në Mirëmenaxhimin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19…. Bëhet fjalë për një Komitet KËSHILLIMOR dhe jo VENDIM-MARËS sikundër pothuajse përditë abuzohet nga ekzekutivi dhe opozita….

Këshillat e udhëzimet e këtij Komiteti që funksionon mbi bazat e VULLNETARIZMIT, më pas diskutohen e kalojnë filtrin ligjor, pëpara se mbi bazën e tyre të meren VENDIME nga EKZEKUTIVI…Ndaj duhet përfundimisht të kihet e qartë prej kujtëdo se, Komiteti këshillon, Ekzekutivi vendos…. MOS ABUZONI me togfjalëshin se “Komiteti i Ekspertëve vendosi që…” Jepini Çezarit atë që i përket atij….E thënë shkurtazi e qartazi…. Together forever!!!”, shkruan mjeku Kalo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME