Categories Lajme

Tritan Kalo ndaj politikanëve: Demokracia “iku” më ’90, na drejtojnë të paditurit!

Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka dhënë së fundmi një mesazh për politikën, ndërkohë që palët po diskutojnë për të arritur një konsensus për Reformën Zgjedhore. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kalo shprehet se demokracia dhe vullneti i lirë është ‘vràrë” që më 1990. Ai thekson se vendin e drejtojnë të paditurit. “Në shumicën e tyre, të pa boshtët në çdo kohë e rrethanë, konformistët e paprinciptë për interesat e vendit, kryetarëdashësit e të gjitha forcave politike apo dijepakët gojëkyçur para këtyre “hirësive”, DO TË VIJOJNË të mbushin aulën e “Parla-pa-mentit” dhe strukturat e Administratës Publike…Të tjerët le të vijojnë të hedhin trastat në krahë dhe këmbët e shpejta, për vijimësinë e theqafjes/emigrimit biblik në dhe të huaj, sepse “aty ku balta të duket më e ëmbël se mjalta”, VIJON të mos ketë hapsira mbijetese të Ndershmërisë, të Dijenxënies, të Punëdashurisë, të Atdhedashurisë dhe të të qënurit”, shprehet ndër të tjera ai.

Reagimi i plotë: Në “kohët covidiane” vijojnë të krijohen hapsira të mëdha edhe për bëma jo të vogla…30 vite pas Pluralizmit Politik dhe NE ende sot nuku kemi asgjë të re, nga “Fronti” i Zgjedhjeve të Përfaqsuesve të vërtetë të vetë Vullnetit të Popullit…..DEMOKRACIJA përfaqsuese direkte e këtij vullneti u vra ende pa lindur në Dhjetor 1990….Në shumicën e tyre, të pa boshtët në çdo kohë e rrethanë, konformistët e paprinciptë për interesat e vendit, kryetarëdashësit e të gjitha forcave politike apo dijepakët gojëkyçur para këtyre “hirësive”, DO TË VIJOJNË të mbushin aulën e “Parla-pa-mentit” dhe strukturat e Administratës Publike…Të tjerët le të vijojnë të hedhin trastat në krahë dhe këmbët e shpejta, për vijimësinë e theqafjes/emigrimit biblik në dhe të huaj, sepse “aty ku balta të duket më e ëmbël se mjalta”, VIJON të mos ketë hapsira mbijetese të Ndershmërisë, të Dijenxënies, të Punëdashurisë, të Atdhedashurisë dhe të të qënurit Vetvetja….RRËNOFSHIN ndryshimet Kushtetuese të Prillit 2008, si varrëmihëset përfundimtare të këtij vullneti!….RRËNOFTË PARTITOKRACIA “Made in Albania”!…..Quo vadis Shqipëria ime?!?!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME