Categories Lajme

Tritan Shehu kritika qeverisë: Aplikimet on line nuk e fshehin dot tragjizmin e shëndetësisë sonë!

Ish- ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka komentuar lidhur me platformën dixhitale që ka aplikuar qeveria në institucione, përfshi dhe ato në fushën e Shëndetësisë.

Shehu thotë se me metodat online që qeveria po implementon e ka thjeshtëzuar kaq shumë vizionin për shëndetësinë sa të vjen të qeshësh dhe të qash.

Por ish- ministri thotë se metodat online nuk janë Reformë në Shëndetësi, por diçka tjetër për të cilën nuk flet kurrë, dhe as PPP-të.

POSTIMI I TRITAN SHEHUT

Disa aplikime on line nuk e fshehin dot tragjizmin e shendetesise sone!

Prej kohesh Rama e kjo Qeveri nuk po le rast pa glorifikuar, gati cdo dite, vend e pa vend, implementimin e disa metodave on line…!

Kjo tregon qe vizioni, politikat e saj shendetesore, objektivat, jane thjeshtesuar kaq shume, sa te vjen te qeshesh e te qash njeherazi me ato.

Reforma ne shendetesi nuk jane vetem disa aplikime on line, pa thene ketu se jo pak nga ato mund te jene operative prej vitesh, nuk jane as parkimet ne spitale, qofshin keto dhe fitimprurese per disa, as ndonje lulishte a lyerja e fasadave qe jane detyra te te administrates, as mbyllja e dyerve te spitaleve me zinxhire duke harruar qe spitalet ne cdo vend te botes jane te hapur per publikun, eshte dicka tjeter, shume me e gjere,

komplekse, vizionare, politika, te vetmen per te cilen kjo Rilindje nuk flet, nuk e ka ne program e nuk po e realizon dhe as ka per ta realizuar ndonjehere, perkundrazi….

Po keshtu Reforma shendetesore nuk jane as PPP, qe vetem po gryejne edhe ato burime mizerabel financiare te sistemit pa rentabilitet e pa profit per publikun, apo dhe me keq duke shkaterruar edhe terresine funksionale te spitaleve, thermuar ato e vendosur sistemin nen kontrollin e disa monopoleve nacionale private te financuara nga buxheti.

Kjo nuk eshte reforme e as zhvillim, eshte anti reforme, rregres e abuzim

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME