Categories Lajme

Tritoli në pronën e Xhemal Bushatit, reagon PD: Ngjarja është tronditëse, shteti të gjejë përgjegjësit

Shkodra është tronditur gjatë mesnatës nga dy shpërthime me tritol që kanë ndodhur brenda pak minutash. Njëri shpërthim ka ndodhur në godinën e një dyqani rrobash i cili është në pronësi të ish-kandidatit demokrat për Kryetar Bashkie, Xhemal Bushati. Në lidhje me këtë shpërthim ka reaguar edhe Partia Demokratike e cila u kërkon organeve ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit e këtij agresioni, që prek drejtpërsëdrejti Bushatin. Më tej ata shprehen se kush mendon se mund të përkulë demokratët me sulme direkte ose indirekte, i ka bërë llogaritë gabim.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin me eksploziv ndaj pronës së kandidatit demokrat për bashkinë e Shkodrës Xhemal Bushati. Për fat të mirë, familja e zotit Bushati, që banon në të njëjtën godinë, nuk ka lëndime fizike, por ngjarja është tronditëse për ta dhe për qytetarët e Shkodrës. Për fat të keq, gjendja e sigurisë në Shkodër ka vetëm përkeqësim për shkak të aleancës së qeverisë me krimin.

Partia Demokratike u kërkon organeve ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit e këtij agresioni, që prek drejtpërsëdrejti zotin Xhemal Bushati, një nga personalitetet më të respektuar të qytetit të Shkodrës. Kush mendon se mund të përkulë demokratët me sulme direkte ose indirekte, i ka bërë llogaritë gabim!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkaktuan aksident me 6 të plagosur, arrestohet 54-vjeçari nga Vlora, procedohet edhe një i ri

Një 54-vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e Policisë dhe një 20-vjeçar nga Skrapari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Seri skandalesh me ushqimin e kontaminuar, qeveria planifikon shkrirjen e AKU

U deshën dhjetëra skandale me ushqime të kontaminuara që shiten në tregun shqiptar, që qeveria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 1 Prill 2025

Dashi Kjo e martë ju ofron mundësi të shumta në dashuri. Nëse jeni vetëm shihni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë, burri plagos gruan me thikë në bark, policia në kërkim të autorit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në qytetin e Sarandës, teksa raportohet se një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë të rinj në polici për djegien e një lokali në plazhin e Darëzezës

Policia e Fierit ka shoqëruar në komisariat 5 të rinj, ndërsa ka shpallur një tjetër…

LEXO ME SHUME