Categories Lajme

60-vjeçari kapet duke prodhuar kriptomonedha në Malësinë e Madhe

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi në banesën e tij në Malësinë e Madhe prodhonte kriptomonedha. M.H 60-vjeç u arrestua pasi gjatë kontrollit, pranë magazinës së banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar 14 pajisje të markave të ndryshme elektronike, të cilat dyshohet se shërbenin për gjenerimin në mënyrë të jashtëligjshme të kriptomonedhave virtuale, si dhe aksesorë të tjerë që nevojiten për zhvillimin e kësaj veprimtarie. Këto pajisje furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Njoftimi i policisë Malësi e Madhe, Shkodër:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bitcoin”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, Njësinë “C” në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe OSHEE-në, Malësia e Madhe.

Gjenden dhe sekuestrohen në magazinën e një banese, 14 pajisje elektronike që shërbenin për gjenerimin e kriptomonedhave virtuale. Vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, i cili i furnizonte pajisjet me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në vijim të punës për parandalimin, dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit të mashtrimit kompjuterik, nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë, Malësi e Madhe, falë edhe bashkëpunimit me OSHEE-në, janë administruar informacione policore operative se në Malësi të Madhe po ushtrohej veprimtaria e prodhimit të kriptomonedhave virtuale, në mënyrë të jashtëligjshme.

Strukturat e Komisariatit të Policisë, Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, me Njësinë “C” në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, dhe OSHEE-në, Malësi e Madhe, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bitcoin”. Në kuadër të këtij operacioni është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. H., në fshatin Malësi e Madhe, Shkodër.

Gjatë kontrollit, pranë magazinës së kësaj banese janë gjetur dhe sekuestruar 14 pajisje të markave të ndryshme elektronike, të cilat dyshohet se shërbenin për gjenerimin në mënyrë të jashtëligjshme të kriptomonedhave virtuale, si dhe aksesorë të tjerë që nevojiten për zhvillimin e kësaj veprimtarie.

Këto pajisje furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në përfundim të veprimeve hetimore për këtë rast, u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi M. H., 60 vjeç, banues në Malësi të Madhe, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Vjedhja e energjisë elektrike”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME