Categories Showbiz

Triumfon dashuria në Love Story, vajza që i mori zemrën Saimirit

Mes emocionesh, surprizash e të papriturash, nisi plot rrahje zemre nata finale e spektaklit Love Story në TV Klan, teksa tashmë ky show kurorëzoi edhe një çift pas 15 puntatash. Ishte Meri e zgjedhura e Saimirit, protagonistit të kësaj romance, e cila ka pasur disa takime romantike me 33-vjeçarin, ku nuk kanë munguar fjalët e dashurisë dhe puthjet plot pasion.

Formula e ceremonisë së trëndafilave ishte ndryshe këtë herë. Vajzat ndodheshin në dhoma të ndara dhe nuk e dinin çfarë ndodhte në skenë. Ato u thirrën një nga një nga produksioni për të marrë vendimin e Saimirit për to. Mes emocionesh, Saimiri i tha Merit se që nga momenti i parë që e kishte parë, kishte pasur më shumë se një pëlqim për të.

“Meri më në fund ja ku jemi, nuk e di a e kishe menduar në fillim që do ishim sot bashkë në finale. Por unë nga momenti i parë që të kam parë kam pasur më shumë se një pëlqim ndaj teje.

Kemi pasur takimet më të bukura bashkë, takimi i parë që unë gatova për ty. Takimi për Krishtlidje që bëmë pemën bashkë. Ishe vajza e vetme që më bëre të bëj byrek. Dhe ky takimi i fundit në Romë ishte për mua takimi më i bukur në Love Story. Megjithatë kam pasur momente që kam menduar ndoshta ne të dy kemi kërkesa të ndryshme nga jeta.

Ti do të vazhdosh modelingun dhe unë mendoj të krijoj një familje. Ti e sheh jetesën në Shqipëri kurse unë në Gjermani. Sigurisht që ti pyet veten përse po t’i them këto fjalë dhe përgjigja është që ti je e zgjedhura ime”, u shpreh Saimiri. Ndërkohë Generda, nuk arriti t’ia merrte zemrën Saimirit 100%. Ata patën takimin e tyre të fundit në Stamboll, një takim mjaft romantik dhe plot ndjesi, ku dyshja i shprehën ndjesitë njëri-tjetrit.

Por siç duket, ndjenja e Saimirit ka qenë më e fortë për Merin, bukuroshen nga Elbasani, e cila arriti të dilte me një partner nga Love Story./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME