Categories Lajme

“Trump është fajtor”, demokratët thirrje për shkarkimin e presidentit. Çfarë ndodhi në Senat

Demokratët nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së u kërkuan senatorëve republikanë, që t’i ndihmojnë ata në “mbrojtjen e demokracisë” duke u bashkuar në përpjekjet e tyre për ta shpallur fajtor presidentin, Donald Trump, dhe për ta hequr atë nga detyra.

Demokrati, Adam Schiff, filloi raundin maratonë të deklaratave në kuadër të gjyqit për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump, që po zhvillohet në Senat.

Në fjalën e tij ai nënvizoi atë që partia e tij e përshkruan një “skemë korruptive” e Trumpit për të abuzuar me pushtetin e tij presidencial dhe për të penguar Kongresin në hetimin e veprimeve të tij.

Ai u bëri thirrje senatorëve të mos jenë “cinikë” për politikën dhe përkundrazi të respektojnë themeluesit e kombit, që siguruan mundësinë e mbajtjes së procesit të shkarkimit.

“Gjatë ditëve të ardhshme, ne do t’ju paraqesim juve dhe popullit amerikan provat e gjera të mbledhura gjatë hetimit të Dhomës së Përfaqësuesve për abuzimin me pushtetin nga ana e presidentit”, tha Schiff në seancën e Senatit.

Schiff udhëheq me ata që quhen “menaxher” të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët në fakt luajnë rolin e prokurorëve, gjatë gjykimit të Trumpit.

Demokratët kanë akuzuar republikanët se po bllokojnë provat dhe dëshmitarët në procesin e gjykimit.

Në bazë të rregullave të miratuara në Senat të dyja palëve u është lejuar të paraqesin deklaratat e tyre hyrëse. Secila palë ka nga tre ditë për të paraqitur qëndrimet.
Trump u akuzua nga Dhoma e Përfaqësuesve për abuzimi me pushtetin dhe pengim të punës së Kongresit. Por, ai i mohon akuzat.

Akuzat e abuzimit kanë të bëjnë me pretendimet, se presidenti bëri presion të padrejtë ndaj Ukrainës, për të hetuar rivalin e tij politik, Joe Biden, duke pezulluar një ndihmë ushtarake, derisa Kijevi të njoftojë publikisht për një hetim të tillë.

“Presidenti Trump kërkoi ndërhyrje të huaj në zgjedhjet tona demokratike, duke abuzuar me detyrën si dhe duke kërkuar ndihmë jashtë vendit për të përmirësuar mundësitë e tij të rizgjedhjes”, tha Schiff.

Ndërsa foli Schiff, avokatët e Trumpit prisnin radhën e tyre për të paraqitur argumentet.
Më herët, presidenti Trump u tha gazetarëve se ai dëshironte që të ishte në gjyq, për t’u përballur me demokratët, dhe të “shikojë fytyrat e tyre të korruptuara”. /REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME