Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka dekoruar me medaljen e “Mirënjohjes”, këngëtaren shqiptare, Nexhmije Pagarusha.
E ditur bëhet se çmimi i mirënjohjes iu akordua Nexhmije Pagarushës, e cila është cilësuar si një ndër këngëtaret me zëri e rrallë përmes propozimit të një Akademie në Florida.
Po ashtu mësohet se çmimi i ‘’Mirënjohjes’’ është çmim periodik vjetor që firmoset nga Presidenti amerikan për Personalitete që kanë impakt mbi shoqërinë.
Kurse në ceremoninë e organizuar për 85-vjetorin e artistes së madhe shqiptare në Akademinë e Arteve në Tiranë ishin të pranishme edhe figura të njohura nga politika shqiptare.
Këngëtarja gjatë kësaj ceremonie ka thënë:
“Mirë se ju gjeta. Kurrë s’kam menduar që do të vijë ky moment kaq i rëndësishëm për mua, kaq i dashur, kaq e lumtur jam. Nuk di kush është më i kënaqur, unë që jam me ju, apo ju me mua.”
Ajo ka lindur më 7 maj 1933, është një këngëtare dhe aktore shqiptare. Pagarusha është cilësuar si mbretëresha e muzikës shqiptare dhe këngët e saj janë pasuria më e madhe që do ju lërë shqiptarëve.
