Categories Lajme

Trump ‘lihet në baltë’ nga aleati i tij më i ngushtë, McConnell uron Biden për fitoren

Një anëtar i lartë i Partisë Republikane të presidentit Donald Trump, uroi Joe Bidenin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell, tha se ka shpresuar për një rezultat tjetër të zgjedhjeve të 3 nëntorit, porse “Kolegji Zgjedhor ka folur”.

“Sot, dua të uroj presidentin e zgjedhur, Joe Biden”. “Të gjithë amerikanët duhen të ndjehen krenarë që vendi ynë ka zgjedhur edhe gruan e parë nënpresidente”, tha McConnell, duke uruar nënpresidenten e zgjedhur, Kamala Harris. Presidenti Trump nuk reagoi menjëherë pasi senatori McConnell pranoi se zoti Biden do të jetë presidenti i 46-të i vendit.

Trump shkroi në Twitter: “Prova të forta të shumta për mashtrime me votat. Nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë në vendin tonë!”

Twitter  e shoqëroi postimin e zotit Trump, me shënimin “Ky pretendim në lidhje me mashtrimet zgjedhore është i pasaktë.”

Kolegji Zgjedhor konfirmoi të hënën fitoren e Bidenit kundrejt Trumpit. Trump vazhdon ta refuzojë rezultatin, duke bërë pretendime të pabazuara për mashtrim në zgjedhje. McConnell është zyrtari më i lartë i Partisë Republikane që uroi Bidenin. E pyetur nëse Trump e njeh Bidenin si president të zgjedhur, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, tha të martën se presidenti është ende i përfshirë në procese gjyqësore në lidhje me zgjedhjet. Biden ka fituar zgjedhjet e nëntorit me 306 vota të Kolegjit Zgjedhor, duke e mundur presidentin aktual, Trump, i cili ka fituar 232. Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara do të inaugurohet më 20 janar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME