Categories Lajme

Trump pajtohet me Musk dhe sulmon USAID! Edhe ambasada në Shqipëri fshin gjithçka

Amerika po mbyll Agjencinë e saj për Zhvillimin Ndërkombëtar, apo USAID, siç njihet ndryshe. Kjo erdhi pas një sulmi verbal nga Elon Musk, që është angazhuar nga presidenti Donald Trump në drejtim të Departamentit për Efiçencë Qeveritare. Miliarderi e krahason USAID-in me një mollë jo vetëm të kalbur, por edhe që nuk mund të shërohet më dhe thekson se kreu i Shtëpisë së Bardhë është pajtuar për mbylljen e agjencisë.

“Ajo çfarë kemi këtu nuk është një mollë me një krimb në të, por në fakt kemi një top me krimba. Nëse ke një mollë të prishur kërkon që ta nxjerrësh krimbin jashtë, por nëse ajo është plot me krima, atëherë nuk mund të shpëtohet. USAID është një top me krimba. Nuk ka fare mollë aty. Dhe kur nuk ka asgjë për të kafshuar atëherë duhet hequr qafe e gjitha. USAID është një organizatë kriminale”, tha Elon Musk, Drejtues i Departamentit për Efiçencë Qeveritare.

Megjithatë presidenti ende nuk e ka vulosur mbylljen përfundimtare, por sulmoi drejtuesit duke thënë se janë nga e majta radikale.

“Është udhëhequr nga një tufë lunatikësh radikalë dhe ne po i heqim ata. USAID është drejtuar nga lunatikët radikalë dhe ne po i heqim ata nga puna. Më pas do të marrim një vendim”, tha Trump.

E teksa vendimi nuk është marrë, punonjësve të selisë qendrore të USAID-it në Uashington u është dërguar një email në orët e para të së hënës duke u kërkuar që të mos paraqiten në zyrë. Kështu raporton CNN duke saktësuar se shumicës i është kërkuar angazhim nga shtëpia dhe aty të domosdoshëm nga zyra.

Sinjalet për mbylljen e mundshme të agjencisë humanitare amerikane nisën të shfaqeshin që prej javës së kaluar, me heqjen e shumë publikimeve për punën e USAID-it përreth botës. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në uebsajtin e Ambasadës Amerikane në Shqipëri, ku tashmë është fshirë e gjithë përmbajtja lidhur me USAID-in. (A2 Televizion)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME