Categories Lajme

Tundi Kuvendin me fjalimin, Rigerta kandidate për zgjedhjet e 25 prillit. I bashkohet Rudina Hajdarit

Vajza që përloti Kuvendin në vitin 2017 me historinë e saj, Rigerta Loku ka njoftuar se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme mirëpo nuk e ka të qartë nëse do të përfshihet në ndonjë parti politike, apo do të kandidojë si e pavarur.

”Pas shumë ftesash e kërkesash të njerëzve të mirë, dua të ndaj me ju vendimin për tu angazhuar në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Është e vështirë, por ndjej përgjegjësinë për të qënë një zë i lirë. Mos harroni për asnjë moment se jeni JU motivi dhe forca ime! Me konsideratë, Gerta”,-shkruan ajo në facebook.

Ndërkaq ajo ka konfirmuar se do t’i bashkohet Rudina Hajdarit, teksa i ka kthyer përgjigje një komentuesi. “Ti me kërku emrin tim e me e votu po deshe. progresi nuk ka parti ka njerëz, Me Rudina Hajdarin”, përgjigjet Loku.

Kush është Rigerta Loku

Në 2017 ajo foli në Kuvend me rastin e një aktiviteti për mbështetjen e bujqësisë dhe fshatit, ndërkohë kërkesat e saj për qeverinë ishin shumë të thjeshta: rrugë, ujë, shkolla. Rrëfimi i thjeshtë dhe plot emocion i Rigertës për jetën e përditshme, përloti të pranishmit në sallë, shumë prej tyre zyrtarë të huaj.

Rigerta Loku ka studiuar për shkenca politike në universitetin prestigjoz të “La Sapienza-s” në Romë dhe është specializuar për marrëdhënie ndërkombëtare. Ajo u rikthye vite më parë në Shqipëri, po pavarësisht shkollimit, bashkitë në Rubik dhe Rrëshen nuk ia pranuan CV-në, ndërkohë që i kërkuan të rreshtohej politikisht.

Bashku me bashkëshortin e saj, ajo hapi një fermë në fshatin Prosek, në Mirditë. Edhe pse është vetëm 6.5 km larg qytetit të Rrëshenit, rruga për në fshatin Prosek kërkon më shumë se 40 minuta me një automjet të lartë, pasi rruga e keqe nuk mundëson kalimin e automjeteve të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME