Categories Lajme

Turisti gjerman anulon pushimet e rezervuara, por gjithsesi paguan gjysmën e shumës

Një shtetas gjerman anuloi pushimet e rezervuara në Itali, në një dhomë teke dhe mëngjes në Omegna, në provincën Verbano-Cusio-OSSOLA, në Liqenin Orta, për shkak të kufizimeve të lëvizjes nga koronavirusi. Por ai ofroi të paguante gjysmën e shumës që do të kishte shpenzuar për pushimet. Shtetasi gjerman që bëri këtë gjest fisnik është një studiues në universitet. Pronari i objektit ftoi turistin që t’ia dhurojë atë shumë një qendre bamirësie dhe ai ra dakord. Siç është raportuar nga faqja e internetit Vconews, transferimi, prej 230 euro, tashmë ka arritur në destinacionin e tij dhe do të përdoret për të financuar blerjen e një termoskani për spitalin në Omegna. Sidoqoftë, turisti planifikon të shkojë me pushime në Omegna, me siguri në shtator ose tetor. /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME