Categories Lajme

Turisti rrëfen tm errin në Kanionet e Holtës: Vajzën e pamë që e mori uji, por ishim shumë larg

Një prej turistëve që ndodhej në Kanionin e Holtës, ka treguar disa detaje të tragjedisë ku mbeti e mbytur 25 vjeçarja Tila Sallaku, ndërsa shumë të tjerë mes tyre dhe fëmijë rrezikuan të mbyteshin prej rrymës së ujit. Turisti ka treguar në një prononcim për report tv se njërin prej 4 fëmijëve që u shpëtuan nga gryka e kanionit të Holtës, ia ka sjellë në duar rryma e fortë e ujit dhe dallgët e krijuara në kanion. Pushuesi tregon dhe për vajzën, të cilën e ka marrë teksa rryma e merrte. Ai ka deklaruar se ajo ishte larg dhe nuk kishte se çfarë të bënte për të. ‘Ne kemi shpëtuar njëri tjetrin. Na i sillte rryma njëri tjetrin nëpër duar, aq e fortë ishte.

Vajzën e pamë që e mori uji, por ishim shumë larg dhe nuk bënim dot asgjë. Fëmijën që shpëtova ma solli dallga e ujit në duar. Ai ishte me të atin, të cilit i shpëtoi nga duart si pasojë e ujit të rrëmbyeshëm dhe ma solli mua në duar”, rrëfen ai. Ndërkohë një banor i zonës, ka treguar se në kanion ishin shumë persona dhe se ngjarja tragjike ndodhte për herë të parë në Holtë. Ai ka shtuar se nuk ka një informacion të saktë sesi turistët duhet të sillen në kanion, pasi nuk ka guida. “Ishin shumë persona në kanion, të tjerët dolën… Kjo që ndodhi është hera e parë. Nuk ka njeri që ti udhëzojë turistët, vetëm ajo që u themi ne”, tha banori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME