Categories Lajme

Turistja e huaj mbledh mbe tjet urbane në Ksamil

Një turiste, e cila ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të pushuar ka dhënë një leksion të madh qytetarie. E themi këtë, pasi vajza në fjalë ka mbledhur plehrat që kanë qenë për gjatë bregut të detit në Ksamil. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se vendi ynë ka bukuri të shumta përrallore. Ndoshta është për të ardhur turp dhe keq se duhet të ishte një e huaj, ajo që duhet ta jepte një mesazh të tillë. Ndër të tjera në postimin e saj, ajo shkruan se nëse duam që vendet e bukura që janë në Shqipëri të mbeten parajsa mbi tokë duhet të marrim plehrat tona me vete.

Gjithashtu ajo shkruan se i ka ardhur keq se ka parë që ishte bërë më keq se çfarë ishte para tre vitesh. Në përfundim të postimit të saj ajo i fton të gjithë njerëzit t’u bashkohen nismave për të pastruar plazhet dhe të përhapin mesazhin e saj.

Pjesë nga postimi:

Sot morëm disa qese plastike nga plazhet e ishullit Ksamil. Pas bukurisë së të gjitha postimeve në Instagram, ka mbeturina dhe mbeturina në grumbuj plehrash që hidhen me qëllim. Nëse duam që këto plazhe të qëndrojnë “parajsat në tokë” – siç thonë reklamat, të gjithë duhet të marrim plehrat tona dhe ndonjëherë edhe të njerëzve të tjerë. U zhgënjeva shumë kur pashë se sa më keq kanë marrë kjo që nga hera e fundit që isha këtu para tre vjetësh. Është e tmerrshme që disa njerëz mendojnë se natyra është mbeturina. Ju inkurajoj të bashkoheni në nisma që plazhet të pastrohen. Përhapeni këtë mesazh për ta bërë Shqipërinë një destinacion turistik më të qëndrueshëm.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME