Categories Lajme

Vlorë, lajm i fundit

Nga Jolio Dine , anëtar i Keshillit Kombëtar të Partise Demokratike

Këta turistë italian sot duhet te ishin duke u shlodhur në Sarandë, në hotelet që kanë parapaguar vetë e që tani janë bosh në pritje të tyre. Këta turiste sot duhet te ishin duke shëtitur në Sarande e duke harxhuar para në bizneset e qytetit. Por kjo pamje e trishtë vjen nga Porti i Vlores, pas një veprimi arbitrar që nuk lejon anijen “Red Star” të ankorohet në Sarandë për kaprico të një Drejtori te Përgjithshem, duke e detyruar t’i zbresë pasagjeret qindra km më larg.

Ndodh çudia në portet shqiptare, pak ditë më parë ministrja premtoi standarte, tani i jep goditjen finale biznesit turistik

Një tjetër çudi ka ndodhur së fundmi në portet shqiptare. Vetëm pak ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, gjatë vizitës që pati me Autoritet Portuale në Vlorë, duke premtuar standarte më të mira,  theksoi se nëse kompania e tragetit që do operonte në portin e Vlorës nuk do të ndryshonte traget, atëherë duhet të ndëshkohej për kushtet e saj.

Por çfarë po ndodh këto ditë në bregdetin shqiptar? Asgjë tjetër veç terrorit që ushtron Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj me task- forcën e ngritur prej 15 personash, të cilët i janë turrur bizneseve sezonalë që presin turistët. Por nuk mjafton me kaq, ministrja Balluku ndalon tragetin të ankorohet në Portin e Sarandës duke lënë në tokë 250 pasagjerë, të cilët duhet të udhëtojnë me autobus nga Saranda drejt Portit të Vlorës dhe anasjelltas.

Po kush është arsyeja qesharake e Zonjës Ministre?

Trageti nuk mund të ankorohet në Portin e Sarandës sepse nuk është anije turistike, edhe pse në fakt ky traget ka 3 vjet që operon në portin e Sarandës.

Zonja Balluku ndoshta nuk e kupton që këtë dëm kaq të madh nuk ja bën Tragetit Red Star, pasi e ka më të ulët koston e 5 autobusave drejt Sarandës sesa spostimin e një trageti. Zonja Ministre nuk e kupton dot se përveç opozitës (jashtë Parlamentare) se në parlament brenda nuk ka më opozitë, e cila me protestat e saj i dha një goditje të madhe sezonit turistik, por ajo vetë i dha goditjen finale sezonit, një goditje nok out biznesit turistik Shqipëtar. Urime Znj. Ministre!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME