Categories Lajme

Turizëm me çmime “të çmendura” në Shqipëri, një hamburger 12 mijë lekë, një shishe ujë 2500…

Turizmi shqiptar po përpiqet gradualisht të rimarrë veten pas problemeve që iu krijuan me pandeminë e Covid-19. Situata është e vështirë jo vetëm për shkak të kufizimeve që lidhen me ardhjen e turistëve por edhe me mundësitë e pakta financiare të qytetarëve pët turizëm.  Megjithatë, diçka ka nisur të lëvizë dhe kjo shihet thuajse në të gjitha zonat turistike, nga Veriu në Jug, diku më shumë e diku më pak. Por çfarë gjejnë turistët kur janë në një hotel apo bar- restorant?

Ajo që bie në sy, është një rritje e dukshme e çmimeve. Herë pas here, vetë turistët apo pushuesit publikojnë faturat e kripura në rrjetet sociale. Para pak minutave, ka nisur të qarkullojë në rrjet një faturë, shumë, po shumë e kripur. Një hamburger me mish viçi, kushton 1200 lekë të reja ose 12 mijë të vjetra, siç i përdorim rëndom ne. Me paratë e turistëve të huaj, diku tek 10 euro. Një shishe ujë mineral, 0,75 l kushton 250 lekë ose 2500 të vjetra. Me çmimet e turistëve të huaj, më shumë se 2 euro.

Morali? Turizmi është në vështirësi të dukshme. Numri i turistëve apo edhe pushuesve vendas, për shumë arsye, është mjaft i ulët. Edhe ata pak që vijnë, përballen me çmime realisht të papërballueshme. Mesa duket, “etja” për të nxjerrë humbjen e sezonit përmes rritjes së çmimeme, po tremb e largon edhe ata pak që kanë zgjedhur pikat turistike të Shqipërisë për të kaluar disa ditë pushime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME