Categories Turizëm

Blendi Klosi: Sezonin turistik këtë vit e mbajnë shqiptarët përtej bjeshkëve

Mund të jemi në fund të pandemisë, por nuk kemi dalë ende nga pandemia. Ky është një fakt që sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi duhet mbajtur parasysh kur mendojmë për sezonin turistik këtë vit. Në një bisedë në “Radari Informativ”, Klosi tha që edhe pse jemi në fund të majit, nuk kemi ende një politikë të qartë të kufijve nga ana e bashkimit evropian. Dhe, kjo sipas tij, do të ndikojë në turizmin e huaj në vendin tonë.

“Mospasja e një politike të qartë, po bën që shumë nga rezervimet të jenë një problem. Ky problem nuk është vetëm në Shqipëri.  Gomë shpëtimi do të kemi turizmin rajonal. Jemi në diskutime me grupet e ekspertëve.”

I pyetur nëse Shqipëria ka nisur që të lobojë me shtete të ndryshme për t’u hequr nga lista e “zonave të kuqe” sa i përket koronavirusit, ministri tha se ai do të zhvillojë një turn në vendet e rajonit gjatë të cilave do të ketë komunikime me homologët e tij.

“Do kem një tur me vendet e rajonit për të komunikuar me homologët, politikat e BE-së janë shumë të ngurta edhe për vetë vendet anëtare. Ministrat e turizimit janë në një lloj presioni, duhet konsensus edhe nga komiteti i turizmit. Një negociatë që duhet bërë me botën e mjekësisë.”

Blendi Klosi theksoi se panorama më optimiste duket tek turizmi i vendeve të rajonit.“Politika që ndoqëm për kufij të hapur do të jete sërish këtë sezon.  Turizëm pa shumë kufizime, duhet ta pranojmë që shqiptarët përtej bjeshkëve janë një burim shumë i fortë për ta mbajtur turizmin e këtij viti. Jemi në negociata me qeverinë serbe dhe atë të Maqedonisë së Veriut…” Sipas ministrit Klosi, problematika kryesore këtë sezon do të jetë që të ofrohen pushime të sigurta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME