Categories Turizëm

Foto/ “Festa e Rakisë”, promovim i traditës dhe prodhimeve të Boboshticës

/ATSH/ Promovimi i traditës së prodhimit të rakisë së manit, ndërthurur me gatimet dhe muzikën tradicionale, janë jo vetëm një alternativë për banorët e Boboshticës, por edhe perspektivë për zhvillimin e turizmit.

“Festa e Rakisë”, një festë e re në paketën e festave të Korçës, mblodhi në fshatin Boboshticë turistë të shumtë, të cilët festuan dhe shijuan prodhimet vendase. Në festën e cila organizohet për të dytin vit radhazi nuk kanë munguar turistët dhe vizitorët. Për kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq Filo, përmes kësaj feste promovohet një prej produkteve të kësaj zone ndërsa ndërtimi i Muzeut të Rakisë do të jetë një tjetër atraksion për turistët që zgjedhin Korçën. Rakia e manit vazhdon të prodhohet në mënyrë artizanale në Boboshticë, duke ruajtur vlerat unike të këtij produkti aq shumë të njohur.

E përfshirë në programin “100 fshatrat”, Boboshtica dallohet për një natyrë të mrekullueshme me ajër dhe ujëra të pastra, bimësi të larmishme me shkurre, drurë shumëshekullorë frutorë, dushk dhe halorë, si edhe shumë bimë mjekësore. Para viteve ’90, Boboshtica numëronte rreth 1400-1500 banorë, ndërsa sot, si pasojë e emigracionit të shumë prej familjeve, jetojnë rreth 300 banorë.

Terreni i pasur të jep mundësinë e një sërë aktivitetesh rekreative dhe sportive si ecje sportive, vrap, çiklizëm etj. Natyra e mrekullueshme, festimet dhe prodhimi tradicional i rakisë së manit mundësojnë një ofertë të pasur me interes agro-turistik. Kuzhina tradicionale e ofruar në një rrjet restorantesh të konsoliduara prej vitesh, i jep nxitje turizmit familjar.

Për t’u vizituar në Boboshticë:

Monumente kulti:
– Kisha e “Shën Marisë”
– Kisha e “Shën Jovanit”
– Kisha e “Shën Dhimitrit”
– Kisha e “Shën Kollit”.

Festa dhe frekuentimi turistik:
– Festa e “Shën Marisë” (“Festa e Rakisë”) – 15 gusht
– Shën Pandelimoni, festë fetare, 27 korrik.
– Rosnicat, festë tradicionale e besimtarëve ortodoksë që lidhet me ardhjen e verës, çeljen e luleve dhe gatuhet vetëm brumë. (Festohet ditën e tretë pas fluturimit në qiell të Krishtit).

Potenciali konkurues në produkte:
– Rakia e manit (me vlera të shëndetshme, traditë e favorizuar edhe nga prania e drurëve të manit, unike në Shqipëri).

– Kuzhinë e larmishme (gatime tradicionale të mishit dhe të brumërave si lakrori me dy petë i pjekur në saç, liko të ndryshme, etj).

– Artizanati dhe punimet e dorës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME