Turizëm

Himarës i mungojnë pushuesit, bizneset: Shpresat i kemi tek turistët vendas

Nëse një vit më parë në Himarë nuk gjeje vend për të qëndruar, pandemia, ka bërë të kundërtën. Jugu është një nga zonat më të frekuentuarit si nga shqiptarët e të huajt, por ky sezon do të jetë ndryshe. Situata nga Covid 19 ka ndikuar në sezonin turist. Numri i pushuesve është më i ulët. Ndërsa të huajt thuajse mungojnë. Edgari është nga Portugalia. Ai është ndër të paktë pushues të huaj që gjen në këtë plazh. Për të ardhur në Himarë ka bërë një rrugë të gjatë me biçikletë.

“Jam nga Portugalia. Po udhëtoj me një biçikletë. Vendosa të qëndroj në Himarë. Erdha nga Kosova, vizitova veriu, tani jam këtu, do qëndroj disa kohë. Destinacioni i radhës është Maqedonia”, është shprehur ai. 

Por për pushuesit vendas, numri i pakët në plazh i ka ndihmuar të ruajnë distancën. Një pushues thekson se ka pak njerëz dhe kjo bën që ato të mos e kenë të vështirë ruajtjen e distancimit social. “Boshatisja ka ndodhur për shkak të Covid por duke qenë se kushtet janë optimale dhe Covid mund të eliminohet”, ka thënë një tjetër pushues.

Të bindur që punë nuk do të kenë, Bizneset shpresat i mbajnë tek fundjava dhe shqiptarët. “Nuk ka të huaj, mund të takosh shumë rrallë, vitet e kaluara kemi pasur shumë më shumë punë se këtë vit”, ka thën një nga menaxherët e restoranteve. . “Situata është e vështirë, klientela është më pak se gjysma, klientela e huaj thuajse nuk ekziston fare”, është shprehur një tjetër. Rritja e raste mund të bëjë që edhe pas datës 15 që Komisioni Europian të mos marrë një vendim pozitiv për hapjen e  kufijve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: