Categories Turizëm

“Miratuam dy ligje mbi lundrimin”/ Klosi: I hapet rrugë zhvillimit të ekonomisë “blu”

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi sot se “janë miratuar dy ligje të rëndësishme mbi aktivitetet e lundrimit, që i hapin rrugë zhvillimit të ekonomisë ‘blu’”.  “Ligji i veprimtarive lundruese zhvillon këtë sektor të turizmit aq shumë të dëshiruar, si aktiviteti i zhytjes, lundrimin turistik, bashkitë duhet të bëjnë hartën e aktiviteteve detare”, tha Klosi. Ai tha se “hapja e këtij biznesi ka nevojë për regjistrim për profesionistë që do të punësohen”.

“Për mole ku do ankorohen, e mole më të mëdha. Shqipëria duhet të vendosë rregulla për të krijuar destinacion europian të qëndrueshëm. Do të fillojmë nga Vlora për të vazhduar me gjithë bregdetin”, tha ai. Klosi tha se “kemi nevojë për kontroll shumë të fortë të bregdetit për të zhvilluar turizëm detar ekologjik”.

Ai tha se së shpejti do të operojmë për të kontrolluar territorin. “Për mbajtjen pastër të territorit. Ju e patë vetë se me mbylljen nga COVID, bregu u mbush me gurë nga firmat. Kjo nuk duhet të ndodhë. Ne do e kontrollojmë për çdo ndërtim, inerte, kioska. Prandaj ta ruajmë detin, të mos na ndodhë si me tokën. Të krijojmë turizëm detar ekologjik”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME