
Në brigjet e Dubait po ndërtohet megaresorti prej pesë miliardë dollarësh. Bëhet fjalë për rikrijimin e kontinentit të Evropës. Projekti quhet Zemra e Evropës ( Heart of Europe) dhe përbëhet nga gjashtë ishuj artificialë në formën e atlasit, që formojnë Zemrën e Evropës.
Pikë referimi për projektin gjigand janë Suedia, Gjermania, Zvicra dhe Venecia. Qëllimi është që pushuesit kur të vizitojnë Zemrën e Evropës të ndjehen si kur ndodhen në europë dhe jo në Dubai.
Hotelet do të kenë emrat e vendeve evropiane, si Greqi, Spanjë, Mynih dhe Londër. Gjithashtu do të ketë një hotel që do të jetë posaçërisht për dasma dhe do të quhet “Shën Perandoresha Elizabeth”. Sigurisht, nuk do të mungojë ishulli i Muajit të Mjaltit në formë zemre, ku të sapomartuarit do të kalojnë pushimet e para.