Categories Turizëm

Rama me përfaqësues minoritarë në Finiq: Në sezon vijnë më tepër se 15 mijë turistë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me miq minoritarë në oazin e bukur “Foinike”, në Finiq, ku gjatë sezonit vijnë 15 mijë turistë. Duke iu përgjigjur kërkesës së një banori për asfaltimin e rrugës në Finiq, Rama tha se, “patjetër që do ta bëjmë, por të them që e bëjmë rrugën tani për tani nuk e them dot. Po e deshe tani në sekondë voto të tjerët ta sjellin”.

Kryeministri vlerësoi se “kjo zonë këtu është shumë shumë zonë e bukur për agroturizëm dhe duhet të bëjmë nja dy modele që pastaj të fillojnë të tjerët ta ndjekin vetë”. “Duhet një projekt plus për zonat dhe pastaj me produktet e zonës bën një kryevepër këtu”, tha Rama. Kryetari i bashkisë Finiq, Kristaq Kico falënderoi Kryeministrin veçanërisht për 3 projektet e rëndësishme në ujësjellësit e zonës, ndërsa theksoi se në fund të 4-vjeçarit bashkia e Finiqit do të jetë nga të parat me ujë 24 orë. Rama tha se “shumë njerëz nuk e kanë parasysh se këtu nuk ka pasur ujë 24 orë as në kohën më parë, as në kohën e komunizmit”.

Kryetari i bashkisë Kico nënvizoi si një problem shumë shqetësues për zonën furnizimin me energji elektrike, ndërsa kërkoi riparimin e nënstacionit të Livadhjasë që do mbulojë edhe Finiqin dhe Konsipolin. Ndërkohë deputeti i zonës, Damian Gjiknuri u shpreh se është e vërtetë problematika në këtë zonë, por të mos harrojmë se është bërë unaza e jugut një investim prej 50-60 milionë euro me shtyllat e tensionit të lartë. “Tani besoj se nga informacionet që kam në planet e ardhshme kjo mbetet”, tha ai.

Kryetari i bashkisë Finiq kërkoi që t’i jepet prioritet zhvillimit të agroturizmit, pasi sipas tij, Saranda i ka të limituara mundësitë dhe Finiqi mbetet zgjedhja e dytë shumë e mirë dhe ka kërkesa pa fund nga shoqëritë turistike. “Jo me shumë shpenzime të futemi pak te infrastruktura dhe ta reklamojmë këtë pasuri që kemi, duke filluar nga teatri antik i Finiqit dhe duke vazhduar me kishën e Shën Nikollës në Mesopotam që është unikale për nga ndërtimi dhe afresket që ka. Duhet ta ndërtojmë një startegji të tillë dhe të vendosim prioritet për zhvillimin e turizmit në këtë zonë”, tha ai.

Një tjetër çështje e rëndësishme për zonën, sipas Kicos, është regjistrimi i pronave pasi janë rreth 60 mijë tituj pronësie dhe deri tani janë marrë vetëm 20 % e tyre. “E gjeta bashkinë me një borxh që ishte sa dyfishi i të ardhurave vjetore”, tha ai. Rama theksoi se “këtu nuk kishte as legalizime, ndërkohë që po bëhen azhornimet dhe dixhitalizimi i gjithë hartave”.

Gjiknuri tha se “azhornimi është një nga proceset që mund të kishte ecur më shpejt, por të paktën baza ligjore është vënë. Dëgjoni se çfarë thonë ata të krahut tjetër, thonë se do të shfuqizojnë gjithë ligjet e pronësisë. Domethënë prapë kaos fillojnë vendimet KÇK, zaptojnë prona me vendime gjykatash. Është shumë e rrezikshme kjo, pasi thonë se gjëja e parë që do bëjnë është të shfuqizojnë ligjin e pronave. Të paktën tani kjo çështje është

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Vlorë – Vijojnë punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin (Video)

Vlorë – Vijojnë punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Dhëndri i Trump plan për të zhvilluar resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec! Investimi 1 miliardë dollarë (Foto)

Në një intervistë për median amerikane Bloomberg, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump,Jared Kushner deklaron…

LEXO ME SHUME