fbpx
Turizëm

Turizmi në kolaps të plotë

Pandemia ka futur në kolaps të plotë sektorin e turizmit. Sipas të dhënave të INSTAT, në muajt prill maj qershor ky sektor ka funksionuar me 25 % të kapacitetit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Numri i vizitorëve në zonat jo bregdetare ka shënuar rënie me 92.4% duke regjistruar vetëm 13 mijë turistë.Efektet i kanë ndjerë edhe zonat bregdetare, nga 102 mijë pushues që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar tashmë janë regjistruar vetëm  54 mijë vizitorë.

Fillimi i vitit gjithsesi ka qenë edhe më pozitiv duke shënuar vetëm një rënie të lehtë, por duket se ndalim qarkullimi i vendosur në mars ka bërë dhe përfshijen e këtij sektori nga kriza. Shqiptarët e Kosovës vazhdojnë të jenë kontribues të rëndësishme, pasi zënë më shumë se 30 % të vizitorëve, por dhe turistët që kanë mbërritur nga Italia dhe Gjermania kanë preferuar vendin tonë.

Edhe pse në masa të forta për parandalimin e koronavirusit, hoteleria u lejua të vazhdonte aktivitetin. Me këtë argument qeveria vendosi ta mbështesë vetëm me paketën e dytë të ndihmës duke dhënë pagën prej 40 mijë lekëshe për punonjësit si dhe duke i përfshirë në kredinë sovrane. Edhe në kulmin e sezonit turistik numri i pushuesve është i ulët, teksa menaxherët e hoteleve deklarojnë se kanë funksionuar me vetëm 45 % të kapacitetit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button