Turizëm

Turoperatorët turistikë listë kërkesash qeverisë: Situata rrezikon të gjithë ekonominë

Operatorët turistikë i kanë drejtuar zyrtarisht qeverisë një paketë propozimesh për ndihmë në përballimin e efekteve të pandemisë së COVID 19, që ende po godet këtë sektor.

Nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Turizmit Blendi Klosi, ministres së Financave Anila Denaj dhe ministrit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, Shoqata e Turoperatorëve kërkon mbështetje të veçantë për këto biznese dhe agjencitë turistike, guidat dhe transportin turistik qe janë edhe grupimi më i prekur dhe pothuajse pa aktivitet gjatë gjithë vitit. Turoperatorët propozojnë që paketa e ripunësimit  të shtrihet deri në datën 30 Shtator 2020 për punonjësit e larguar, pasi efektet e pandemisë vazhdojnë të ndihen deri më sot.

Gjithashtu, kërkohet mbështetje për punonjësit e mbajtur në punë, pasi është hera e dytë që pikërisht ky grupim punonjësish nuk përfshihet në skemat mbështetëse të qeverisë. Një tjetër kërkesë e operatorëve turistikë është mbështetja me skemë të veçantë për sektorin, siç është zbatuar edhe nga shumë vende fqinje.

Letra me propozime drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të linjës:

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: