Turizëm

Vlorë/ Kartolinë nga Lungomare 2, po përfundon plazhi publik me 5 yje (Video)

Qyteti bregdetar i Vlorës këtë sezon turistik do të jetë edhe më i bukur, pas përfundimit të projektit Lungomare 2. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga Lungomare 2, ndërsa thekson se shumë më shumë akoma do bëjmë për Vlorën e krejt Shqipërinë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë kartolinë nga Lungomare 2 në Vlorë, ku po përfundon plazhi publik me 5 yje aty ku deri dje ishte një turp publik me kioska e me ferra, duke ju thënë të gjithëve se tani që po dalim nga tuneli i pandemisë, shumë më shumë akoma do bëjmë për Vlorën e krejt Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Në Vlorë po merr formë Lungomare 2 bashkë me 1 kilometër plazh të kombinuar urban dhe natyral, pishinën olimpike e pishinën e fëmijëve, parkingun nëntokësor, shëtitoren e pishave, si edhe njësitë e reja të shërbimit për pushuesit në standardet e një hapësire publike turistike me 5 yje. Vendosja e shkallareve që zbresin në det, muri anësor i punuar në detaje dhe konceptimi i shkallëve që lidhin trotuaret me pjesën e Lungomares i japin një tjetër dimension këtij projekti.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: