Categories Lajme

Turqi \ 25-vjeçari vret ish-gruan dhe vjehrrin me kallash në mes të rrugës

Turqia është tronditur nga një krim brutal që ka ndodhur në provincën Gaziantep.

Një 25-vjeçar i identifikuar si Mersan Koce me kallash në krah ka vrarë në mes të rrugës ish-bashkëshorten dhe babain e saj.

Vrasja brutale është regjistruar me kameran e një celulari dhe pamjet e rënda janë publikuar në Twitter.

Në video, 25-vjeçari shihet se ka ndaluar makinën e tij para mjetit që drejtohej nga ish-bashkëshortja e tij, Bilge Kaya, ndërsa përleshet me babain e saj , i cili përpiqet t’i marrë nga duart kallashnikovin.

Por, 25-vjeçari në një moment qëllon me breshëri në drejtim të makinës ku ndodhej ish-bashkëshortja e tij, ndërsa disa sekonda më pas arrin të drejtojë tytën në trupin e ish-vjehrrit të tij dhe e qëllon nga afër, duke e lënë pa ndjenja të shtrirë në rrugë.

Më pas, agresori shihet duke lëvizur drejt makinës dhe duke qëlluar sërish ish-gruan e tij.

Sipas mediave turke, vrasja ka ndodhur menjëherë pas nënshkrimit të vendimit të gjykatës që t’i jepte ish-gruas së tij kujdestarinë e fëmijës 4-muajsh që kishte me 25-vjeçarin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME