Categories Lajme

Turqi, mbyllen kërkimet për të mbijetuar (Bilanci përfundimtar)

Kërkimet e ekipeve të emergjencave për të mbijetuar në Izmir të Turqisë janë mbyllur. Tërmeti tragjik i ditës së premte ka shkaktuar 116 viktima, 1035 të plagosur dhe 137 persona po trajtohen në spital. Izmiri u godit nga një tërmet 6.6 ballë, epiqendra e të cilit ishte në detin Egje. Nga tërmeti u prek edhe ishulli grek i Samoas, ku vdiqën dy adoleshentë.

Kreu i Menaxhimit të Emergjencave, Mehmet Gulluoglu ka thënë se operacionet e kërkim-shpëtimit në 17 ndërtesat e shembura kane përfunduar. Ditën e djeshme bëri bujë lajmi i shpëtimit të vogëlushes 4 vjeçare Ayla, e cila u shpëtua shëndoshë e mirë pas 91 orësh nën rrënoja. Pak pas saj u nxorr edhe e ëma, fatkeqësisht e pajetë. Tërmeti i të premtes është shoqëruar edhe nga 1700 paslëkundje, 45 prej të cilave kanë qenë më shumë se 4.0 ballë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME