Categories Lajme

Turqi, rritet numri i viktimave nga përmbytjet

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Turqinë bregdetare ka shkuar në 40 viktima. Sipas mediave të huaja, shirat e rrëmbyeshëm që goditën krahinat e Detit të Zi të Bartin, Kastamonu dhe Sinop shkaktuan përmbytje që shkatërruan shtëpitë, prishën të paktën pesë ura, morën makina dhe i bënë rrugët e shumta të pakalueshme. Agjencia turke e katastrofave AFAD tha se 34 persona u vranë në Kastamonu dhe gjashtë në Sinop.

Nëntë persona mbetën të shtruar në spital në Sinop dhe një person u zhduk në provincën Bartin ndërsa raportohen edhe qindra të zhdukur, sipas agjencisë.

Rreth 2,250 njerëz u evakuuan në të gjithë rajonin, disa u ngritën nga çatitë me helikopterë dhe shumë u vendosën përkohësisht në konviktet e studentëve, thanë autoritetet.

Shkencëtarët e klimës thonë pa mëdyshje se ndryshimi i klimës po çon në ngjarje ekstreme të motit ndërsa bota po ngrohet për shkak të djegies së qymyrit, naftës dhe gazit natyror. Fatkeqësi të tilla pritet të ndodhin më shpesh me ngrohjen e planetit.

Ekspertët në Turqi, thonë se ndërhyrja në lumenj dhe ndërtimi i papërshtatshëm gjithashtu ishin kontribues në dëmet masive në përmbytjet e Turqisë.

Para përmbytjeve, jugu i Turqisë u godit nga zjarret që shkatërruan tokat pyjore në provincat bregdetare të Mugla dhe Antalia, të cilat janë të njohura për turistët. Të paktën tetë persona vdiqën dhe mijëra banorë u detyruan të largoheshin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze!

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet 36-vjeçari në Durrës!

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave në Durrës ka përfunduar me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi automjetin e postës në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ I gjendet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 29-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e…

LEXO ME SHUME