Categories Lajme

Turqi, të tjerë trupa gjenden nën rrënoja. Autoritet apel qytetarëve: Mos u ktheni në banesa !

Si pasojë e tëmetit të fuqishëm që goditi Turqinë mesditën e sotme kanë humbur jetën deri tani të paktën gjashtë persona, si dhe 202 të tjerë janë plagosur. Të paktën pesë ndërtesa u shembën dhe katër qytetarë u shpëtuan të gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur shtatë katëshe në rrethin Bayrakli. “Për fat të keq, katër nga shtetasit tanë humbën jetën gjatë tërmetit”, shkroi në rrjetin social Tëitter, ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca.

Agjencia e kërkim-shpëtimit i bën thirrje qytetarëve të mos futen nëpër banesat e tyre, ndërsa vijojnë kërkimet nën rrënoja. Organi për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë tha se tërmeti i së premtes kishte një magnitudë 6.6 të shkallës të Rihterit.

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tha se tërmeti kishte magnitudë prej 6.9 shkallësh me një epiqendër 13 kilometra në verilindje të ishullit grek të Samos. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi për një fuqi 7.0 shkallë të Rihterit.

Mediat turke shfaqen pamje të rrënojave të një ndërtese shumëkatëshe në Izmirin qendror, dhe njerëz që ngjiteshin në të për të arritur tek ekipet e shpëtimit. Pamjet tregonin edhe për tym në disa pika në Izmirin qendror. Mediat turke thanë se tërmeti u ndje në të gjithë rajonet e Egjeut dhe Marmaras, ku ndodhet edhe qyteti i Stambollit. Guvernatori i Stambollit tha se nuk ka raporte për dëme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME