Categories Lajme

Turqia: Greqia të blejë avionë sa të dojë, edhe pas 10 vjetësh ju mposhtim

Tensionet Turqi-Greqi nuk janë “zbutur”, ndërkohë që palët vijojnë me deklarata në distancë. Sot media turke “Yeni kafak”, e cila cilësohet si pro-Erdogan, i ka dedikuar një artikull krahasimit të ushtrive të dy vendeve, duke nxjerrë superiore Turqinë. Në artikull shkruhet se Greqia nuk do të jetë në gjendje të përballet me ushtrinë turke as pas dhjetë vitesh.

Mediat turke kanë bërë një përllogaritje të gjendjes në të cilën ndodhet shteti grek, duke i llogaritur edhe plakjen e popullatës, duke e kthyer në fakt epërsinë luftarake. Madje në artikull përfshihet edhe një general brigade, si për t’i dhënë më shumë se propagandës së Erdogan.

“Pas tensioneve në Mesdheun Lindor, Greqia njoftoi blerjen e një numri të madh armatimesh. Qeveria e Athinës, e cila ka caktuar një buxhet prej 10 miliardë euro për mbrojtjen e vendit, ka në plan të zgjasë shërbimin e saj ushtarak nga 9 në 12 muaj.

Autoritetet ushtarake greke janë të mendimit se duke blerë avionë luftarakë Rafale nga Franca dhe modernizuar fregatat e marinës, ata do të ri-ekuilibrojnë fuqinë. Por a është vërtet kështu? Por sipas gjeneral brigade Fahri Erenel, pavarëisht se çfarë masash merr Greqia, në 10 vjet peshorja do të anojë nga ana e Turqisë, kjo pasi edhe popullsia është drejt plakjes. Ndërsa Turqia ka fuqi të mëdha mbrojtëse si në tokë, ashtu edhe në det,”-shkruhet ndër të tjera në artikull.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME