Categories Bota

Turqia kap rreth 200 persona për lidhje të dyshuara me Gulenin

Policia turke arrestoi të martën 198 vetë, përfshirë ushtarë, për lidhje të pretenduara me grupin që fajësohet për një përpjekje grushti shteti 2016, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu. Dhjetëra mijëra njerëz janë arrestuar në Turqi, kundër lëvizjes së predikuesit mysliman me qendër në SHBA, Fethullah Gulen, që nga përpjekja për grusht shtet më 2016.

Ankaraja thotë se përpjekja për rrëzimin e presidentin, Reccep Tayip Erdogan ishte urdhëruar nga Gulen, por ai e mohon fuqishëm akuzën. Turqia pothuajse në baza ditore lëshon urdhër-arreste pavarësisht kritikave nga aleatët perëndimorë dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

Kryeprokurori i Izmirit lëshoi 304 urdhërarreste, përfshirë 295 kundër personelit ushtarak aktiv, raportoi Anadolu. Ndërsa zyra e kryeprokurorit publik të Ankarasë tha të martën se lëshoi 47 urdhra arrestimi si pjesë e dy hetimeve të ndara.

Kritikët qeveritarë thonë se Ankaraja po godet disidentët, por zyrtarët turq argumentojnë se bastisjet janë të nevojshme për të hequr ndikimin e Gulenit në organet shtetërore. Më shumë se 100.000 punonjës të sektorit publik janë shkarkuar ose pezulluar nga puna për lidhje të dyshuara me Gulenin që nga korriku i vitit 2016.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME