Categories Lajme

Turqit e “Celik Energji” tërhiqen nga negociatat për TEC-in e Vlorës

Turqit e Celik Energji janë tërhequr nga negociatat me qeverinë shqiptare për të marrë për 20 vjet koncesionin e Termocentralit të Vlorës. Burime zyrtare për Televizionin Klan bëjnë me dije se edhe pse kjo kompani ishte kualifikuar si oferta më e mirë për të vendosur në punë TEC-in, mosmarrëveshjet gjatë negocimit të kontratës kanë shuar çdo shpresë që ata të marrin të drejtat e shfrytëzimit të kësaj vepre energjetike. Të vetmit që kanë mbetur në tryezën e negociatave janë grekët e firmës Mytilineos Holdings, të cilët kanë dhënë një ofertë financiare pothuajse të njëjtë me turqit, për të investuar 70 milionë euro në TEC, çka do të bëjë të mundur konvertimin e tij nga naftë në gaz, riparimin e turbinës së ftohjes dhe ndërtimin e degëzimit me pikën e shpërndarjes së gazit nga TAP në Fier.

Burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëjnë me dije se nëse negociatat dështojnë edhe me firmën greke, atëherë gara për dhënien me koncesion të TEC-it do të rihapet dhe njëherë duke ndarë më vete rregullimin e tij dhe ndërtimin e lidhjes me pikën e gazit në Fier. Fillimisht në garë u paraqitën 3 oferta, mes të cilave edhe izraelitët e IE Energy, të cilët ofruan 50 milionë euro investim, 6 milionë më pak se fondi limit për t’u kualifikuar në garë.

Tenderi për të dhënë me koncesion TEC-in e Vlorës u hap ditën e fundit të vitit 2018-s, pas një historie të madhe dështimi, ku investimi prej 110 milionë eurosh që bëri qeveria përmes një kredie të Bankës Botërore përfundoi në vitin 2011, por pa u vënë asnjë ditë në punë. Nëse vepra do të punonte me naftë, kostoja e prodhimit të energjisë do të rezultonte disa herë më e madhe se energjia nga uji dhe dielli, çka detyron që të ndryshohet turbina nga naftë në gaz natyror që do të blihet nga TAP.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME