Categories Lajme

Turqit ndërtojnë anije në Vlorë: Pagat këtu njësoj si në Turqi. Do sjellim edhe familjet

Prej disa muajsh disa specialistë turq kanë lënë Turqinë për të punuar në Vlorë duke u ndalur kryesisht në fushën e turizmit dhe konkretisht atë të ndërtimit të jahteve dhe anijeve turistike.

Punëtorët i gjejmë në zonën e Tri Portit ku ishin duke punuar për ndërtimin e një anije turistike, e cila sipas tyre do të jetë më e madhja në Shqipëri.

“Kam ardhur dhe më parë në Vlorë , më pëlqen të punoj ne ndërtimin e anijeve. Jemi duke punuar për një projekt të madh për ndërtimin e një anije gjigante dhe shpresojmë që të vijojmë me të tilla projekte.Shqipëria me ka pëlqyer shumë.Kushtet dhe paga janë si në Turqi“- shprehet Qamil Kaja.

“Më quajnë Mevlut dhe kam rreth një vit këtu. Më pëlqen shumë Shqipëria dhe dua që në të ardhmen të marr dhe familjen time për të punuar dhe jetuar këtu në Shqipëri.”

“Erdha këtu pas kontakteve që kisha me disa miq të mi turq që jetonin në Vlorë. Këtë profesion e kam të trashëguar nga stërgjyshi. Shqipëria është pak a shumë si Turqia. Ka ende për të bërë, është një vend në rritje. Të rinjtë Shqiptarë duhet të vijnë te mësojnë këtu, është shumë mirë për ta që të mësojnë këtë zanat.“-shprehet Kamil Koçer.

Kështu të huajt janë duke zgjedhur Shqipërinë, por edhe Vlorën për të punuar dhe menduar te ardhmen e tyre këtu. Një vend që sipas tyre ka ngjashmëri me vendin nga ata vijnë dhe fusha e turizmit mbetet ajo me e preferuara prej tyre./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME