Categories Lajme

U-17 për vajza, Shqipëria barazon 1-1 me Estoninë në “Elbasan Arena”

Shqipëria U-17 për vajza zhvilloi sot në stadiumin “Elbasan Arena” ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues të Kampionatit Europian 2026, përballë Estonisë.

Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajnerja Cyme Lulaj, barazoi me rezultatin 1-1 një takim qw ishte mjaft i luftuar deri në fund. Teknikja Lulaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Ambra Reshiti (GK), Kristel Tuku, Marina Rushaj (c), Desara Lorja, Audrina Lajthiza, Albana Malaj, Gurie Mehmetaj, Heidi Bekteshi, Emi Maksuti, Sibora Kuka dhe Alesja Loshja.

Skuadra shqiptare e nisi më mirë ndeshjen, duke krijuar disa raste të rrezikshme përpara portës kundërshtare. Avantazhi erdhi në minutën e 29-të, pas një krosi të saktë të kapitenes Rushaj, që u devijua në rrjetë nga futbollistja estoneze Sootaga, duke i dhënë epërsinë ekipit tonë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 për vajzat kuqezi. Në pjesën e dytë, Estonia reagoi dhe arriti të barazojë rezultatin në minutën e 59-të me anë të Pihlak, duke vendosur shifrat përfundimtare 1-1.

Pas këtij rezultati, Shqipëria renditet në vendin e katërt të grupit me një pikë, po aq sa edhe Estonia. Në krye të renditjes ndodhen Izraeli dhe Greqia, me nga katër pikë secila. Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, e luajtur në Rrogozhinë, Greqia dhe Izraeli ndanë pikët, pas barazimit 1-1. Skuadra kuqezi do të luajë ndeshjen e fundit të këtij raundi të enjten, në ora 14:00, sërish në “Elbasan Arena”, përballë Izraelit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lufta në Iran, Autoriteti i Konkurrencës fillon monitorimin e tregut me pakicë të karburanteve

Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtroi për shqiptarët, Harry Maguire dënohet me burg

Herri Meguajër është dënuar me 15 muaj burg, por që pezullohet me kusht, pas sherrit…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

ARRSH bën me dije se sot në orën 12:00 do të rikthehet qarkullimi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Ditën e sotme (3 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME