Categories Lajme

DETAJE nga ngjarja e rëndë në Itali ku humbi jetën i riu shqiptar, Hekuran Cumani ishte duke mbrojtur të vëllanë, ja çfarë zbuluan hetimet

Një natë argëtimi përfundoi në tragjedi për 23-vjeçarin shqiptar Hekuran Cumani, i cili humbi jetën në mënyrë të dhunshme në parkingun e Departamentit të Matematikës dhe Shkencave Kompjuterike në Perugia.

Sipas dëshmive paraprake, Hekurani u përpoq të mbronte vëllain e tij më të vogël gjatë një përleshjeje mes dy grupe të rinjsh dhe u qëllua me thikë, duke ndërruar jetë në vend. Ndihma mjekësore mbërriti shpejt, por operatorët e emergjencës nuk mundën ta shpëtonin.

Vëllai i Hekuranit, i cili gjithashtu u plagos, ka deklaruar se nuk pa se kush e goditi vëllain e tij, dhe e njëjta gjë u pohua edhe nga të rinjtë e tjerë të pranishëm.

Hetuesit dyshojnë për një heshtje të qëllimshme nga dëshmitarët, pasi versionet e ngjarjes janë të paqarta dhe shpesh kontradiktore. Mësohet se përleshja ndodhi pas një nate në klub, ku dy grupe të rinjsh, kryesisht të gjeneratës së dytë italiane me prejardhje të huaj, u konfliktuan për arsye ende të paqarta.

Disa persona janë vënë nën hetim, përfshirë një 18-vjeçar me origjinë marokene që jeton në Ponte San Giovanni, i cili akuzohet për kërcënime të rënda dhe mbajtje të mjetit të ftohtë – një thikë kuzhine që u soll në vendngjarje nga e dashura e tij, e cila gjithashtu është nën hetim. Një tjetër i ri me origjinë tuniziane po përballet me të njëjtat akuza.

Ndërkohë, një roje sigurie në klubin “100dieci” është akuzuar për plagosje, pasi dyshohet se, në përpjekje për të ndarë të rinjtë, ka lënduar aksidentalisht vëllain e viktimës. Ai ka pranuar incidentin dhe ka pohuar se kishte çarmatosur një të ri që mbante thikë, e cila më pas u hodh në një makinë.

Policia ka sekuestruar telefonat e të dyshuarve, dhe hetimet tani përqendrohen te thirrjet dhe mesazhet e tyre, pasi kamerat e sigurisë në zonë nuk kanë siguruar prova të dobishme.

Hetuesit pranojnë se nuk kanë ende një pistë të qartë, ndërsa përpiqen të zbulojnë se kush ishte personi që i mori jetën Hekuran Cumanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME