Categories Lajme

U abuzua seksualisht nga kushëriri kur ishte 6 vjeç/ Nëna e të riut: Gjyshja i tregonte filma porno, dua t’i…

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua ngjarja e abuzimit seksual të një 18-vjeçari, i cili denoncoi publikisht se në moshën 6 vjeçare është abuzuar nga kushëriri i tij.

Një 18-vjeçar i cili u rrit në familjen e babait të tij dhe me prindër të divorcuar. Nëna e pati të pamundur të kujdesej për të deri në moshën 7-vjeçare, pasi marrdhënia e saj me bashkëshortin dhe njerëzit e tij ishte konfliktuale, ajo dhunohej dhe poshtërohej. Pas moshës 7-vjeçare ai bashkohet me nënën por gjatë gjithë kohës i ndrojtur, i stepur dhe i mbyllur në vetvete. Vetëm pak kohë më pare ai i rrëfeu nënës se ishte abuzuar seksualisht disa here nga një i afërm, si dhe se gjyshja kur ai ishte vetem 4 vjeç i vendoste të shikonte filma porno.

Unë kam qenë e martuar dhe kam pasur një jetë të vështirë, pasi im shoq më dhunonte dhe më trajtonte shume keq. Jetoja bashkë me prindërit e atij, punonim shumë me bujqësi dhe im shoq shpesh ikte jashtë. Jam dhunuar dhe poshtëruar nga vet ai dhe njerëzit e tij. Erdhi në jete djali dhe vazhdonin keqkuptimet dhe dhuna dhe vendosa që në moshën 4 vjeçare djalin ta lija tek vjehrra dhe vet me burrin te iknim jashtë mendova se gjerat do rregulloheshin dhe do te merrnin drejtimin e duhur madje mendoja se pot e largoheshim do ishte pak me e qete situate se mendoja se mos ndikonin prindërit e tij, por jo ai vazhdonte e vazhdonte edhe pse ne jetonim asaj kohe tek vëllai im.

Vendosa te ndahesha, por që nuk kthehesha dot në Shqipëri sepse isha pa letra dhe mu desh qe 3 vite të qëndroja jashtë dhe te kthehesha kur djali beri 7 vjeç. Me shume vështirësi fitova djalin pasi as ata nuk ma jepnin dhe as djali nuk me donte pasi ishte rritur nga vjehrra me frymën e urrejtjes.

Pasi rifitova djalin unë u largova bashke me djalin dhe ndërtova një jetë të re ku sot jam e martuar, por nuk kam një fëmijë tjetër veç djalit nga martesa e parë i cili aktualisht është 18 vjeç. Djali qëndronte gjatë gjithë kohës shumë i mbyllur shumë i stepur pasi jeta e fëmijërisë e tij nuk kishte qenë e lehtë. Ai një ditë më rrëfeu se gjyshja i jepte të shikonte video porno dhe ishte abuzuar nga kushëriri i tij për disa herë me radhë.

Ky ishte fundi dhe kulmi nuk dija çfarë të bëja dhe telefonova personin për të cilin djali me rrëfeu se kishte abuzuar. Ai sot ka ndërtuar jetën dhe është baba i një fëmije i shkruajta edhe nuses se tij dhe ai vet ma mohoi këtë gjë ashtu siç djali ju ka treguar hallave dhe babait, por që jo vetëm se kanë besuar, por e kanë ofenduar rëndë dhe akuzuar për gënjeshtra. Dua t’i demaskoj ata njerëz pasi fëmija im sot është i shkatërruar psikologjikisht dhe shpirtërisht”, u shpreh nëna e 18-vjeçarit./ BW/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e rëndë: Nëna vetëvritet pak orë pasi bashkëshorti i vrau foshnjën 4-muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur opinionin publik në Huntsville, Shtetet e Bashkuara, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes…

LEXO ME SHUME