Categories Lajme

U akuzuan për fshehje pasurie/ SPAK kërkon pushimin e çështjes për 7 ish-gjyqtarë: S’ka vepër penale

Prokuroria e Posaçme kërkon pushimin e çështjes për 7 ish-gjyqtarët të cilët janë kallëzuar për fshehje pasurie dhe evazion fiskal. Këtë të premte SPAK premte paraqiti kërkesën në GJKKO për pushim çështje, ndërsa vendimi pritet të shpallet më 7 korrik.

SPAK kërkon pushimin e çështjes me argumentin se s’ka vepër penale. 7 ish-gjyqtarët e dorëhequr dhe shkarkuar nga vettingu u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për evazion fiskal e fshehje pasurie.

Shtatë ish-gjyqtarët

1.     Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;

2.      Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

3.      Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

4.      Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

5.      Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

6.      Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

7.      Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Ish-gjyqtarët e dorëhequr dhe shkarkuar nga vettingu u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për evazion fiskal e fshehje pasurie.

SPAK këtë të premte paraqiti kërkesën në GJKKO për pushim çështje. Vendimi do të shpallet më  7 korrik ora 14.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME