Categories Showbiz

U arrestua brenda në shtëpinë e BBVIP, ja momentin kur banorët mësojnë lajmin për konkurrentin! Si reaguan ata

Për arrestimin e Liam Osmanit, banorit që mbrëmjen e djeshme u bë pjesë e Big Brother janë informuar edhe banorët e tjerë.

Zarfin e kuq që mbërriti në shtëpi e lexoi Sara, ndërsa për ta ky ishte një lajm surprizë, që i befasoi të gjithë.

“Banorë, vëllai i madh ka një njoftim të rëndësishëm për t’ju dhënë. Liami, sot paradite është shoqëruar nga policia e shtetit, për veprime të mëtejshme të procedurale në lidhje me një vendim të prokurorisë dhe gjykatës, që e ka dënuar Liamin Osmanin, i cili përmes mashtrimit ka mashtruar një agjenci duke i marrë 17 bileta turistike për në Gjermani dhe nuk ka kryer pagesat përkatëse. Ai nuk do të kthehet më, pasi do të vijojë me procedurat”, thuhet në njoftimin e vëllait të madh.

Arrestimi

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3.

Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME