Categories Lajme

Sherr për tokën në Tiranë, dy vëllezër rrahin komshiun

Një sherr për motive pronësie raportohet të ketë ndodhur në Pezë të Tiranës. Dy vëllezër kanë kërcënuar dhe dhunuar fqinjin e tyre.

Si rezultat policia bën me dije se është arrestuar shtetasi Xhafer Nika, 38 vjeç, dhe është proceduar në gjendje të lirë vëllai i tij I. N., 33 vjeç.

Këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur për motive pronësie, fqinjin e tyre, shtetasin J. C.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se dy vëllezër kishin dhunuar fqinjin e tyre, për motive pronësie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prevention”, për parandalimin e përshkallëzimt të konfliktit. Gjatë këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. N., 38 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi I. N., 33 vjeç, të dy banues në Pezë Helmës”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq gjatë kontrollit në banesën e Xhafer Nikës, Policia bën me dije se janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik dhe sasi municion luftarak.

“Këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur për motive pronësie, fqinjin e tyre, shtetasin J. C. Gjatë kontrollit të banesës së 38-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik dhe sasi municion luftarak”,- thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME