Categories Lajme

U arrestuan si pjesë e grupit Bajri, shpallen të pafajshëm sportistët e arrestuar

Armir Grima, ish-trajneri i kombëtares së femrave, Nelson Hysa ish-boksieri i Vllaznisë dhe Fabjol Rexhepi, ish-portier i Vllaznia B, kanë fituar pafajsinë në gjykatë.

Të tre sportistët ishin arrestuar si pjesë e grupit Bajri.

Gjykata e shkallës së parë në Shkoder ka shpallur të pafajashëm sportistët, kërkesë kjo e artikuluar edhe nga prokuroria.

Gjyqtari i çështjes ishte Tonin Sterkaj, ndërsa prokurore Edlira Cufi.

Gjykata shpalli të pafajshëm 3 të arrestuarit pasi prokuroria nuk arriti të siguronte prova për akuzat ndaj tyre.

Çështja në fjalë u transferua nga Gjykata e Krimeve të Rënda te ajo e Shkodrës për shkak të moskopetencës nga Krimet e Rënda.

Boksieri Hysa

Boksieri Nelson Hysa, u kap si pjesë e grupit Bajri, ai në vitin 2017 u plagos me armë zjarri në hyrjen e një berberhaneje.

Shkodrani ishte person i shpallur në kërkim në shtatorin e 2018, gjatë operacionit “OAZ”, si i dyshuar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale “Bajri” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërkohë, referuar burimeve, shkak për këtë plagosje ishte një konflikt për xhirimin e gomave të makinës. Në nëntor të 2018- s, Gjykata e Shkodrës dënoi me 6 vite burg autorin e plagosjes së Nelson Hysës.

Ndërsa nga dëshmitë rezultoi se në datën 3 maj 2017, gjatë orëve të para të paradites, rreth orës 10:00, i dëmtuari Nelson Hysa së bashku me shokun e tij A.D. kanë pasur një konflikt verbal me shtetasin Valter Ksolla.

Ky i fundit drejtonte një autoveturë të markës “Audi A6” dhe ka bërë xhirime të gomave në afërsi të tyre. Rreth orës 12:30, Nelson Hysa së bashku me A.D. kanë qenë duke lëvizur me makinë në rrugën e gjerë, që të çon në lagjen Kiras dhe te një piceri, në anën e djathtë të rrugës, ata kanë parë makinën “Audi” që i kishte xhiruar afër tyre.

Nelsoni ka ndalë makinën dhe së bashku me shokun e tij kanë hyrë në piceri. Aty kanë gjetur shtetasit Valter Ksolla dhe Kolë Progni. Sapo Nelsoni dhe shoku i tij janë futur në piceri, shtetasit Valter Ksolla dhe Kolë Progni janë ngritur në këmbë nga frika se Nelsoni mund t’i godiste dhe i janë drejtuar Nelsonit me fjalët se, pse po vjen “si i fortë se ne kena hallet tona boll, se jena në gjak”.

Nelsoni u ka thënë se nuk kishte ardhur si i fortë, por për t’u sqaruar se pse i kishin bërë spektakël me makinë para këmbëve të tyre dhe para shtëpisë, duke vënë në rrezik ata dhe djalin e tij. Shtetasit Valter Ksolla dhe Kolë Progni janë nervozuar dhe i kanë thënë se do të shihemi më vonë, ndërsa Nelsoni i ka thënë se nuk kemi pse shihemi më vonë, por sqarohemi tani.

Armir Grima

Apeli i Krimeve të Rënda ka vendosur lirimin nga qelia të Armir Grimajt, ish-trajneri i Kombëtares së Femrave.

Mbrojta e Grimajt, i cili u arrestua në fund të shtatorit të vitit të kaluar gjatë aksionit policor që goditi bandën “Bajri”, ka apeluar në shkallën e dytë masën e sigurimit “arrest me burg” dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Apeli vendosi lirimin nga qelia të 44-vjeçarit, duke zbutur masën e sigurimit personal në “arrest shtëpiak”. Grimaj akuzohet për trukim ndeshjesh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Armir Grimaj është zbuluar rastësisht nga përgjimet telefonike. Kështu, Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas sinjalizimeve të ardhura nga autoritetet belge dhe holandeze, kishte vënë nën përgjim Safet Bajrin që prej gjashtë muajsh. Bajri dyshohej si koka e një grupi të strukturuar kriminal, që vepronte në Shkodër dhe jashtë Shqipërisë, kryesisht në trafikimin e lëndëve narkotike, pastrimit të parave, gjobëvënieve etj.

Gjatë përgjimeve telefonike të Safet Bajrit, në vëmendje të hetuesve ka ardhur një telefonatë e pazakontë e tij në drejtim të Armir Grimajt, asokohe trajner. Bëhej fjalë për një ndeshje të kategorive inferiore, ku kërkohej ndërhyrja e Grimajt për një rezultat të paracaktuar.

Ndeshja, për të cilën akuzohet Grimaj, është ajo e luajtur më datën 5 maj të vitit 2018 mes Vllaznisë B dhe Tërbunit. Ndeshja ishte përcaktuese për Vllazninë B, e cila kërkonte që të mbijetonte në Kategorinë e Parë, në grupin B të saj.

Ajo konsiderohej si finale për shkodranët. Përgjimet telefonike të Safet Bajrit tregojnë se ky i fundit i ka telefonuar Armir Grimajt përpara ndeshjes dhe i ka kërkuar që të ndërhyjë te Tërbuni në mënyrë që të toleronin në atë ndeshje. Tërbuni kishte disa lojtarë shkodranë dhe Grimaj, dyshohet se ka përdorur influencën e tij që gjërat të shkonin mirë për Vllazninë. Menjëherë sa fillon ndeshje, Hllunaj kalon Vllazninë në avantazh në minutën e nëntë, ndërsa 9 minuta më pas, Hajdari dyfishon. Në pjesën e dytë, Gjini shkurton diferencën dhe Vllaznia B fiton duelin e mbijetesës me Tërbunin duke kaluar në Play-Out me Orikumin, ku e mposht edhe këtë të fundit.

Gjithçka komplikohet me rënien e Vllaznisë nga Kategoria Superiore. Rregullat nuk lejojnë dy ekipe zinxhirë të luajnë në të njëjtën kategori dhe Vllaznia B ra një kategori më poshtë, për t’i hapur vendin ekipit të parë. Në përgjime, Grimaj flet edhe për shpërblime për rezultatin e asaj ndeshjeje me Tërbunin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Dhjetor 2024

Dashi Jeni në një pozicion ku do të ndiheni të fuqishëm dhe me energji dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashqevi Simakut i plotesohet deshira e madhe ne Diten e Krishtlindjes, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë

E së fundmi, pas shumë e shumë vitesh, më saktë pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Debati nisi në TikTok: Konflikti me leva live në rrjetet sociale, ndëshkohet i dhunuari jo agresori

Personi, që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, është 33-vjeç i akuzuar dhe dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet një trup i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër, zbulohen detajet e para

Një burrë, rreth 50-vjeç, është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr mes dy personave, njëri qëllon me armë zjarri në gjendje të dehur! Shoqërohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu në ajër pas një konflikti të çastit. Policia…

LEXO ME SHUME