Categories Lajme

U bë i famshëm se rregulloi me lekët e rrogës pavionin e patologjisë në spitalin e Fierit, jep dorëheqjen për shkak të presionit mjeku neurolog

Një vit më parë në media u tregua historia e mjekur Roel Zoga, që sapo merrte rrogën nga administrata, menjëherë rregullonte një nga dhomat e katit të tretë të spitalit të Fierit. Për disa vite me radhë shpenzoi paratë e rrogës derisa rregulloi plotësisht katin e tretë të godinës së spitalit, dhomat e pacientëve, banjot, mensën e ngrënies, dhomën e mjekut roje etj.

Neurologu Roel Zoga e bëri me pasion dhe për median atëherë deklaroi se nuk e konceptonte që të mos kishte gjithcka në rregull në vendin e tij të punës.

Pavioni I Patologjisë ndërroi fytyrë. Por pas këtij investimi ai u detyrua të ikte nga vendi ku investoi rrogën e tij. Kjo, sepse sic I ka treguar vetë miqve, nuk arriti të përballonte presionin e popullit dhe të stafit të administratës, por edhe pjesën politike, e cila ka përfshirë spitalet tona. Aktualisht mjeku Mjeku Roel Zoga punon në një nga filialet e një spitali privat në qytetin e Fierit. Dikush ka kontaktuar me mjekun Zoga për të marrë një opinion të tij në lidhje me atë që ka lënë pas, por ai nuk ka pranuar te flasë në lidhje me investimet e bëra. Ai është shprehur se rregullimet nuk i ka bërë për ti publikuar, por për ti dhënë një mjedis më të përshtatshëm për kolegët dhe pacientët.SHKODRANEWS

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME