Categories Lajme

U bë “meme” nga udhëtimi në Ukrainë, Fevziu hap ‘konkursin’: Do jap çmim…

Mes situatës së rënduar të Ukrainës, gazetari Blendi Fevziu përdori me humor në rrjetet sociale një foto të modifikuar të tij ku shfaqet si i zënë rob.“Më në fund mora vesh nga lajmet që jam zënë rob në Ukrainë. Siç e shihni, barku nuk lë fare vend për performancë ushtarake. Pa llogaritur mungesën e flokëve që bën të të thajë koka nga i ftohti”, shkruan me humor Fevziu, ndërsa më tej shpreh kundërshtimin ndaj luftës.

Në komentimin e kësaj fotoje në programin “Rudina” në Tv Klan, gazetari shprehet se i pëlqejnë “meme”-t ose ndryshe, imazhet në internet të ndryshuara për qëllime humoristike. Tashmë, personat që iu pëlqejnë të krijojnë të tilla, kanë edhe një ftesë zyrtare që vështirë t’i rezistosh.

Blendi Fevziu: Ishte shumë e bukur. S’e di kush e kishte bërë, e kishin postuar në Facebook, por m’u duk shumë interesante sepse ki parasysh që është një luftë që ka shumë robër, ka shumë njerëz që dorëzohen dhe m’u duk e bukur e thashë po e bëj me humor. Mua më pëlqejnë shumë “meme”-t dhe i kam shumë qejf kur janë të bukura se ka dhe banale, por kur janë të bukura i shpërndaj me shumë qejf. Madje, do jap një çmim kush bën “meme”-n më të bukur për mua.

Rudina Magjistari: S’janë pak, do jetë zgjedhje e vështirë se ka plot.

Blendi Fevziu: Po unë do i postoj, do shoh kush do marrë më shumë pëlqime./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME