Categories Lajme

U bë zëdhënëse e Berishës/ Flet vjehrra: Floriana është e manipuluar!

Floriana Garo u shfaq në krah të Sali Berishës në foltoret e tij, ndërkohë vjehrra e saj njihet për mendimin e saj kundër Sali Berishës. Por Lumturi Ratkoceri në Top Talk ka treguar se ky debat politik, e ndan atë nga nusja e saj. Ratkoceri shprehet se të gjithë ata që shkojnë pas Berishës janë të manipuluar, pasi gjithmonë sipas saj, kjo është gjëja më e mirë që di të bëjë ish-kryeministri Sali Berisha.

“Me Florianën ne kemi bërë një pakt, ne jemi të dyja të djathta, objektivi që Shqipëria të jetë shtet i së drejtës, ne ndahemi tek strategjia dhe se kush do ta bëjë atë. Duke qenë se kam një eksperiencë më të gjatë jete, se dikur në 2011 të njëjtin mendim kam ndarë dhe unë për Berishën , ndryshimi im ndodhi në 2011. Zhgënjimi ndodhi kur pashë realisht se kush ishte kjo qeveri që unë e adhuroja Berishën, dhe kontraditat e para ishin me tim atë i cili thoshte mos ma sha Sali Berishën.

Tani me nusen time duke qenë se kishim një mendim ndryshe për strategjinë , ne bëmë një pakt , çfarë kemi dashurinë, lidhjen tonë, se ne jemi si shoqe, s’ka asnjë lidhje me atë çfarë ne mendojmë politikisht dhe kjo është demokracia, tolerance. U përpoqa t’ia ndryshoj mendjen, dhe argument i saj është kush mundet ta bëj këtë gjë.

Dhe fakti që Rama është bërë i plotfuqishëm për faj të Bashës, tani duhet thënë që Berisha është një manipulator i jashtëzakonshëm, nuk është se këta të rinj janë antiamerikan. Nusja ime dhe të rinjtë që janë aty, janë idealist“, tha ajo./Dritare.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME