Categories Lajme

U dashurua përmes internetit, ai i pagoi biletat. Shtëpiakja që u transformua dhe rr.ëmbeu djalin. Kush ishte nëna e Alvinit

Vogëlushi shqiptar për të cilin prej kohësh shkruanin historinë e tij të dhimbshme mediat italiane dhe ato shqiptare, 5 vite më parë u rr.ë.mbye nga nëna e tij e cila iu bashkua ISIS dhe të dy ikën në Siri, duke e ndarë të voglin nga babai dhe pjesa tjetër e familjes.Në 2014-n, kur ishte vetëm 6 vjeç, e ëma, Valbona Berisha e mori me vete në Siri, për ta rritur në “kopshtin” e ISIS.

a7

Por kush është historia e Valbonës, nënës së Alvinit e cila tani nuk jeton më.Ishte një shtëpiake e thjeshtë, jetonte me familjen në Barzago të Italisë, por e tërhoqën shumë videot e propagandës së Shtetit islamik në internet dhe ra në dashuri me rekrutuesin e saj. Deri në atë pikë sa vendosi të braktiste familjen, burrin dhe dy vajzat 11 e 10 vjeç e të transferohej në Siri duke marrë me vete djalin që ai të ndiqte fatin e saj e të rritej si luftëtar i grupit xhihadist.

a1-4

Indoktrinimi nisi ngadalë. Fillimisht Valbona nisi të mbante shami koke, diçka që nuk ngjau diçka e keqe, po të mos ishte vetëm shenja e parë e një transformimi të rrezikshëm.Valbona kishte krijuar kontakte ne internet me një terrorist të quajtur Selimovic Mendus, i cili v diq më pas në l uftime shkurtin e vitit 2015.Përmes një agjensie udhëtimesh në Kosovë, shkruan sot Corriere della Sera, ishte pikërisht ky person, Mendus që i bleu biletat e udhëtimit për gruan dhe djalin e saj.

a3

Pamjet ku ajo niset nga aeroporti i Orio al Serios drejt Stambollit janë publikuar së fundmi edhe nga mediat italiane.

a4

Hetuesit kanë gjurmuar edhe itinerarin e ndjekur prej saj për të mbërritur në Siri: pasi vuri këmbën në Turqi, iu bashkua një familjeje nga Bosnja e cila ishte nisur gjithashtu drejt zonës së luftës. Ishte i shoqi, ai që denoncoi zhdukjen e saj dhe të djalit tek karabinierët. Afrimi kishte arritur dhe të komunikonte në telefon me të duke i kërkuar që të kthente Alvinin, shkruan Corriere, por Valbona i kishte kthyer këtë përgjigje: “ Për të vdekur kemi gjithsesi“.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME