Categories Showbiz

U dashuruan në Big Brother, Bjordi flet për Adelën: Ishte vajzë fantastike!

Një ndër historitë më të bukura në “Big Brother” ishte padyshim ajo e Adelajda Xhamanit dhe Bjordi Mezinit, të cilët asokohe thyen tabutë. Ata vazhduan lidhjen e tyre edhe për pak vite pas përfundimit të “reality show-t”.

Fatkeqësisht, Adela u nda nga jeta në vitin 2017 për shkak të një ataku kardiak. Së fundmi, Bjordi ka qenë i ftuar në “Natën me Aulonën” ku dhe ka folur më shumë për Adelën.

“Unë dhe Adela kishim vite që ishim ndarë kur ndodhi ajo që ndodhi, dhe rrugët tona ishin ndarë, ishim dy njerëz që kishim ndarë një pjesë të mirë të jetës bashkë, ishim shumë të rinj dhe gjërat ndryshojnë, por po normalisht që e kujtoj shpesh, ka qenë shumë e rëndësishme, ishte një vajzë fantastike dhe nuk e mohoj dot”, tha regjisori.

Ndërkohë ai preferoi që të mos e komentonte marrëdhënien e tij aktuale, duke thënë se është e komplikuar. Përsa i përket jetës së tij profesionale, i pyetur se si është të punosh me Ermalin, si regjisor i serialit “H.O.T”,  Bjordi ka treguar se nuk e kishte menduar ndonjëherë që do të lidhej artistikisht me aktorin e humorit.

“Ne jemi shumë të ndryshëm, dhe unë nuk prisja kurrë, të lidhesha artistikisht me Ermalin. Në fillim na është dashur kohë të kuptojmë njëri-tjetrin”, të besonim njëri-tjetrin, derisa gjetëm gjuhën e përbashkët. Ermali është një karakter që është shumë pozitiv, kjo është pika e tij më e fortë, është shumë aktiv, është shumë energjik”, tha regjisori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME