Categories Lajme

U dëmtua nga reshjet e shiut/ Mamaj: Vendosen kufizueset e betonit në rrugën Vlorë-Orikum

Në rrugën që lidh Vlorën me Orikumin, në vendin e njohur si “Zhironi” e dëmtuar nga reshjet e shiut, janë vendosur kufizueset e betonit. Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, tha për ATSH-në se “instalimi i kufizueseve të betonit u bë si masë për garantimin e sigurisë së mjeteve. Lëvizja do kryhet me një kalim, e rregulluar me sinjalistikën përkatëse”.

Kufizueset e betonit u vendosën falë bashkëpunimit të kontraktorit të rrugës dhe prefektit të Vlorës Mamaj, i cili po ndjek nga afër situatën në rrugët e dëmtuara të qarkut të Vlorës. Prefekti Mamaj tha se “edhe në fshatin Bashaj në Selenicë ka filluar puna për eleminimin e rrezikut nga shkëmbinjtë”.

Shirat intensive mbrëmjen e djeshme dëmtuan rrugën nacionale Vlorë-Orikum, në vendin e njohur si “Zhironi”, por me vendosjen e kufizueseve pritet të kthehet në normalitet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME